LAJMI I FUNDIT:

Këto ngjyra janë ideale për një kuzhinë të vogël

Këto ngjyra janë ideale për një kuzhinë të vogël
shutterstock

Trendi që të gjithë adhurojnë po bie në harresë, ja cilat janë pesë nuancat që janë më në modë tani

Sipas stilistëve, disa ngjyra që deri më tani përfaqësoheshin shpesh në kuzhina, po vjetërsohen dhe po zëvendësohen me nuanca të reja…


Disenjatorët e enterierit tani po zbulojnë se cilat ngjyra kuzhine do të dalin nga moda në vitin 2024 dhe me cilat nuanca duhet t’i zëvendësoni.

1. Rozë delikate në vend të së kuqes së fortë

Roza elegante dhe delikate është pa dyshim trendi i ngjyrave për momentin. Ky ton funksionon në mënyrë të përsosur në një kuzhinë të vogël që është mjaft e errët dhe ka mungesë drite natyrale”, thotë stilistja Elizabeth Haj dhe shton: “Jo vetëm që sjell dritë dhe gëzim në hapësirë, por gjithashtu nxjerr në pah dhe thekson të gjitha ngjyrat e theksuara në dhomë”, transmeton Telegrafi.

2. Ngjyra bezhë në vend të asaj gri

Në vend të grisë, gjithnjë e më shumë stilistë dhe dekorues po synojnë nuancat bezhë. Ky variant neutral i shton ngrohtësi dhe elegancë kuzhinës.

3. Ngjyra e verdhë në vend të së bardhës

Kuzhinat e bardha, të cilat janë të preferuara të shumë njerëzve, nuk janë më një trend i dëshirueshëm i kuzhinës, siç ishin dikur. Këto ditë, disenjatorët dhe klientët po përpiqen për nuanca që ngrenë humorin, për të shtuar një prekje gëzimi në kuzhinat e tyre. Nuk është për t’u habitur që e verdha është në qendër të vëmendjes në skemat e ngjyrave të kuzhinës për vitin 2024.

Ngjyra e verdhë sjell ngrohtësi në çdo sipërfaqe të mbushur me dritë në kuzhinë.

“Kjo ngjyrë e gëzuar mbush dhomën me optimizëm dhe është e përkryer për të sjellë një ndjenjë pozitiviteti në shtëpi. Kuzhinat e verdha janë gjithashtu shumë qetësuese, veçanërisht kur kombinohen me tone të ftohta qetësuese si grija dhe bluja e butë”, shpjegojnë ekspertët.

4. Zëvendësoni blunë detare me blunë e kobaltit

Bluja detare do të jetë gjithmonë e njohur, por kohët e fundit dizajnerët po konsiderojnë variacione më të buta, më delikate dhe të qeta në kuzhinën moderne. Një nuancë që ka qenë gjithmonë e njohur në botën e brendshme – bluja e kobaltit, duhet të jetë ngjyra për kuzhinën e vitit 2024.

“Shmangni nuancat e ftohta. Në vend të kësaj, gjeni ato që kanë tone të ngrohta dhe ato do të jenë një sfond i mrekullueshëm për vepra arti dhe dru”, thonë dizajnerët.

Këshilla e disenjatorëve për rregullimin e kuzhinës: Katër ngjyra që nuk duhet t'i përdorni kurrë
Lexo po ashtu Këshilla e disenjatorëve për rregullimin e kuzhinës: Katër ngjyra që nuk duhet t'i përdorni kurrë

5. Pastel në vend të ngjyrave të errëta

Ngjyrat e errëta të dollapëve të kuzhinës dikur konsideroheshin si ngjyrat më të mira për kuzhinë. Megjithatë, ne kemi bërë rrethin e plotë, si shumica e tendencave dhe tani nuancat pastel që dikur zbukuronin kuzhinat e viteve 1950 janë kthyer në modë.

“Ngjyrat pastel do të krijojnë një atmosferë të qetë në shtëpi. Ofrojnë një alternativë simpatike ndaj nuancave neutrale ose të errëta, janë qetësuese, por në të njëjtën kohë mund t’i japin gjallëri shtesë dhomës pa u mbizotëruar”, thotë stilisti David Mothershed. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Kalo në kategori