LAJMI I FUNDIT:

Këto katër mënyra do t’jua rrisin pasionin në lidhje

Këto katër mënyra do t’jua rrisin pasionin në lidhje

Kujdesuni për trupin tuaj

Libido, nivelet e përgjithshme të energjisë dhe dëshira për intimitet forcohen nëse kujdeseni për trupin dhe bëni një stil të shëndetshëm të jetës. Sigurohuni që bëni gjumë mjaftueshëm, hani siç duhet dhe bëni ushtrime fizike, transmeton Telegrafi.


Kërkoni aventura

Krijimi i situatave emocionuese fizike i liron kimikalet e trupit si endorfinet dhe dopaminën. Këto janë të pranishme edhe gjatë aktiviteteve seksuale, prandaj gjetja e aventurave të reja që mund t’i bëni së bashku e rrit libidonë e të dyve.

Punoni si një ekip

Zgjidhni një projekt të përbashkët pa stres (si p.sh. ri dekorimin e shtëpisë), i cili ju bën të punoni së bashku si një ekip.

Kjo është mënyrë e shkëlqyeshme për t’u rilidhur dhe për ta forcuar lidhjen.

Aktivitetet mund të jenë mësime kërcimi, kamping, leximi i një libri etj.

Qeshni së bashku

Jeta mund të jetë e mbushur me stres dhe mund ta fundosë lidhjen tuaj. Personi të cilin e zgjidhni ta ndani jetën me të, duhet të jetë dikush që ju bën të lumtur. Qoftë nëse janë kohëra të mira apo të këqija, mbusheni veten me lumturi.

Bëjeni prioritet që të kaloni kohë së bashku, të argëtoheni dhe të buzëqeshni. /Telegrafi/