LAJMI I FUNDIT:

Këto janë shkeljet ligjore për konkursin e drejtorit në Byronë Kosovare të Sigurimeve

Këto janë shkeljet ligjore për konkursin e drejtorit në Byronë Kosovare të Sigurimeve

Drejtori i Zyrës së Auditimit në Byron Kosovare të Sigurimeve, Kujtim Greiçevci i cili është pretendent për të marrë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të BKS-së, ka reaguar në lidhje me shkeljet ligjore që janë bërë në konkursin për këtë pozitë pas publikimit të disa fakteve.

Greiçevci i ka dërguar letër Asamblesë së Përgjithshme të BKS-së dhe Këshillit Administrativ të BKS-së në të cilën ndër të tjera thuhet se ky konkurs është në kundërshtim me vendimin e Asamblesë pika III në të cilën thuhet se konkursi duhet të publikohet në tri gazeta ditore dhe në kohëzgjatje prej 10 ditësh e të publikohet në 2 gjuhë zyrtare, ndërkaq asnjëra prej tyre nuk ka ndodhur.


“Në cilësinë e Drejtorit të Zyrës së Auditimit të brendshëm në BKS, në lidhje me konkursin publik të shpallur më 07.06.2016 për pozitën e drejtorit ekzekutiv në BKS, duke u bazuar në të gjeturat si dhe shkeljet serioze që kanë përcjellë këtë proces ju rekomandoj si vijon:

1. Konkursi publik është në kundërshtim me Vendimin e Asamblesë pika III ku thuhet decidivisht se konkursi publikohet në tri gazeta ditore si dhe në kohëzgjatje prej 10 ( dhjetë ) ditë. Konkursi është shpallur me 7.06.2016 deri më 15.06.2016 që i bie 9 ditë e jo 10 në bazë të vendimit.

2. Konkursi publik duhet të shpallet në dy gjuhë shqip dhe gjuhen serbe. Është shpallur vetëm në gjuhen shqipe kur dihet se Byroja me ligj është e përcaktuar si Byro Nacionale e Kosovës”, thuhet në reagimin e Greiçevcit.

Ai ka kërkuar që duke u bazuar në këto shkelje serioze të merret vendimi që konkursi të përsëritet. Ndërkohë i kontaktuar sërish nga Arbresh.info, Greiçevci ka thënë se këto shkelje ligjore që janë bërë me shpalljen e këtij konkursi i dëmtojnë rëndë edhe bashkatdhetarët pasi që ata janë në pritje që Kosova sa më shpejt të anëtarësohet në Kartonin e Gjelbër dhe një veprim i tillë sipas tij, e pengon Byron Kosovare të Sigurimeve në këtë rrugëtim.

“I dëmton bashkatdhetarët tanë sepse ata presin në instirucionet tona e konkretisht nga Byroja Kosovare e Sigurimit që sa më shpejt të anëtarësohet në Kartonin e Gjelbër në mënyrë që ata pa pengesa të hyjnë në territorin e Kosovës që të mos paguajnë sigurim kufitar pasi ata e posedojnë Kartonin e Gjelbër që nuk vlen në territorin e Kosovës pasi që Byroja Kosovare e Sigurimeve nuk është e anëtarësuar në Federatën e Gjelbër d.m.th kjo e dëmton seriozisht vendin dhge nuk është serioze dhe është e papranueshm”, është shprehur ai.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori