LAJMI I FUNDIT:

Këto janë prioritetet e Surdullit për komunën e Kamenicës

Këto janë prioritetet e Surdullit për komunën e Kamenicës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Kamenicës,  Shaip Surdulli, në një përballje në Telegrafi.com me kundërkandidatin e tij nga radhët e VV-së, Qëndron Kastrati, ka folur për prioritet e tij për komunën e Kamenicës.

Ai ka thënë se prioritetet e tij dhe partisë nga ai vjen janë: arsimi, shëndetësia dhe kultura dhe rinia.


Surdulli ka thënë se ka 11 vite që ka udhëhequr me Komunën e Kamenicës dhe se i di mirë problemet e qytetarëve.

“Në aspektin e arsimit do të bëjmë pajisjen e shkollave me kabinete të informatikës, rregullimin e ngrohjes qendrore, trajnime të mësimdhënësve e po ashtu edhe ndërtimin e një shkolle të re”, ka thënë Surdulli.

Ai më tej ka shtuar se në aspektin shëndetësorë do të ketë ngritje të shërbimit shëndetësor.

“Në katër vitet e fundit kemi pasur degradim të këtyre shërbimeve, do të hapet reparti i lindjes dhe ai i emergjencës”, ka thënë Surdulli.

Si prioritet tjetër ai ka përmendur edhe sektorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku ka thënë se do të ketë më shumë aktivitete kulturore për të rinjtë e komunës së Kamenicës. /Telegrafi/