LAJMI I FUNDIT:

Këto janë pesë zgjedhjet që mund ta formësojnë rendin botëror në vitin 2024

Këto janë pesë zgjedhjet që mund ta formësojnë rendin botëror në vitin 2024

A do të kthehet Donald Trump? A do të guxojë dikush në Rusi të sfidojë Vladimir Putinin?

Vitin e ardhshëm, gjysma e botës do të shkojë në votime, duke përfshirë rreth tridhjetë vende që do të zgjedhin një president.


Më poshtë janë pesë zgjedhjet që mund ta formësojnë rendin botëror në vitin 2024.

Përsëritja e rivalitetit Biden-Trump

Dhjetëra miliona amerikanë do të votojnë për presidentin e 60-të të Shteteve të Bashkuara në muajin nëntor dhe sipas të gjitha gjasave, presidenti aktual, Joe Biden dhe ish-presidenti, Donald Trump do të përballen sërish në vitin e ardhshëm.

Nëse ai fiton, Biden do të shërbejë si president deri në moshën 86-vjeçare. Sondazh pas sondazhi tregon se shumica e votuesve mendojnë se ai është shumë i vjetër për të qenë komandant i përgjithshëm edhe pse Trump është vetëm katër vjet më i ri. Duket se dezinformimi do të jetë një shenjë dalluese e fushatës dhe një kujtesë e zgjedhjeve të fundit, kur mbështetësit e Trumpit hynë me forcë në Kongresin amerikan, duke u përpjekur të ndalojnë konfirmimin e fitores së Bidenit.

Përpara revanshit me Bidenin, Trump duhet të fitojë nominimin e Partisë Republikane dhe në atë garë ai është favorit pavarësisht sprovave të shumta.

Edhe gjashtë vite të tjera të Putinit në krye të Rusisë?

Vladimir Putin ka qenë lider i Rusisë në 23 vjetët e fundit ndërsa në vitin 2020, ai ndryshoi kushtetutën në mënyrë që të mund të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036, që do të thotë se ai mund të sundojë më gjatë se Stalini.

Duke pasur parasysh se ai përdori luftën në Ukrainë për të arrestuar dhe për t’i mbyllur gojën kundërshtarëve, ka pak mundësi që dikush të qëndrojë në rrugën e tij drejt një mandati të ri gjashtëvjeçar. Edhe pse ende nuk e ka bërë të ditur, të gjithë presin që ai të kandidojë, raporton index.hr.

Ish-kundërshtari i tij, Alexei Navalny, po vuan një dënim me 19 vjet burg ndërsa veterani i luftës dhe blogeri nacionalist ukrainas, Igor Girkin shpalli kandidaturën e tij, por edhe ai u burgos për një periudhë të pacaktuar kohore.

Provimi evropian për populistët

Më shumë se 400 milionë votues nga 27 vende të Bashkimit Evropian do të zgjedhin 720 anëtarë të Parlamentit Evropian në muajin qershor.

Kandidatët e krahut të djathtë u inkurajuan nga fitoret e euroskeptikëve, Geert Wilders në zgjedhjet e Holandës dhe triumfi i vitit të kaluar i kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Zgjedhjet në Indi

Gati një miliard indian do të votojnë në muajin prill dhe maj në zgjedhjet në të cilat kryeministri aktual, Narendra Modi dhe partia nacionaliste që drejton, BJP do të kërkojnë një mandat të tretë.

Karriera politike dhe suksesi i Modit janë bazuar në mbështetjen e hinduve indianë ndërsa kritikët thonë se ai po nxit urrejtje ndaj pakicës së madhe myslimane. Pavarësisht goditjes ndaj lirive civile, Modi hyn në zgjedhje si favorit i qartë dhe mbështetësit e vlerësojnë atë me forcimin e pozicionit të shtetit indian në skenën globale.

Në muajin gusht, India u bë vendi i katërt që zbarkoi një anije kozmike pa pilot në Hënë pas Rusisë, SHBA-së dhe Kinës, dhe planifikon të dërgojë një njeri në Hënë deri në vitin 2040.

Meksika mund të bëhet me presidenten e parë grua

Ish-kryetarja e qytetit të Mexicos, Claudia Sheinbaum, kandidoi në emër të partisë Moreno të presidentit aktual, Andres Manuel Lopez Obrador, i cili nuk ka të drejtë për një mandat të ri.

Rivali i saj, Xochitl Galvez, u zgjodh për të përfaqësuar koalicionin e opozitës, “Fronti i Gjerë për Meksikën”. Nëse njëra prej tyre fiton, ajo do të bëhet presidentja e parë e atij vendi.

Së fundmi në garë i është bashkuar edhe guvernatori i ri i shtetit të Nuevo Leon, Samuel Garcia. Sheinbaum kryeson bazuar në sondazhet e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori