Telefoni i parë i mençur i cili do të ketë kamerë me sensor prej 200MP pritet që të jetë Motorola Edge 30 Ultra ose ndryshe Moto X30 Pro, telefon i cili do të prezantohet më vonë gjatë këtij muaji.
Telefoni do të jetë i pajisur me ekran AMOLED të kthyer 6.7 inç me shpejtësi rifreskimi prej 144Hz dhe rezolucion FHD+. Raportohet se Moto X30 Pro do të ketë në dispozicion 12GB ram memorie dhe hapësirë të përgjithshme prej 512GB, raporton PhoneArena.
Pos kamerës me sensor prej 200MP, pjesa e pasme pritet të përfshijë edhe një kamerë me sensor prej 50MP dhe një tjetër me sensor prej 12MP, edhe pse është e mundshme që telefoni në fjalë mos ta ketë të përfshirë opsionin e fotografisë ultra të gjerë, transmeton Telegrafi.
Bateria thuhet se do të ketë kapacitet prej 4500mAh dhe opsionet e rimbushjes së shpejtë janë me 150W kur rimbushet me tel, dhe 50W kur rimbushet me “wireless”. Nën kapak do ta ketë çipin më të mirë të Qualcomm, Snapdragon 8+ Gen 1.
Kamera me sensor prej 200MP është pa dyshim tipari më i veçuar i pajisjes. Edge 30 Ultra do të jetë telefoni i vetëm i cili do ta ketë sensorin Samsung ISOCELL HP1 200MP.
Duke e fokusuar kamerën, Menaxheri i Përgjithshëm i Lenovo, Chen Jin, e postoi fotografinë e një mostre të Motorola Edge 30 Ultra në llogarinë e tij në Weibo.
Chen Jin vuri në pah se ndarja e pikselave 4:1 e përdorur në këtë pajisje është më e lartë në krahasim me ndarjen e piskelave 9:1 e cila përdoret tek kamera me sensor 108MP në Moto G200, telefoni i cili u lansua në treg më herët.
Performanca, pamja, kamera e shkëlqyeshme: duket se Motorola Edge 30 do të përmbushë pritshmëritë e mëdha që tani kjo pajisje kryesore e Android veçse i ka. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInfluencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1
Video-loja popullore Hades do të ketë një vazhdim vitin e ardhshëm
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç
Rusia bllokon qasjen në Facebook
Kryebashkiaku australian mund ta padisë ChatGPT-n për shpifje
Platforma e Elon Muskut po akuzohet për përfitime nga grupet terroriste
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit