LAJMI I FUNDIT:

Gjërat të cilat gjinekologu assesi nuk bën t’jua bëjë gjatë kontrollit

Gjërat të cilat gjinekologu assesi nuk bën t’jua bëjë gjatë kontrollit

Shkuarja te gjinekologu është një stres i madh për femrat, ndërkaq mjekët mund ta bëjnë edhe më stresuese.

Kontrolli gjinekologjik është mu në majën e listës së kontrolleve më të pakëndshme dhe fatkeqësisht me kalimin e viteve situata nuk po ndryshon.


Shumicës së femrave u është e vështirë që në situatën e tillë të relaksohen. Ndonjëherë në situata të tilla u pengon edhe qëndrimi apo prania e gjinekologut.

Është e dëshirueshme që ata të jenë të këndshëm dhe të ndikojnë në mënyrë qetësuese te pacientet e veta që ato të ndihen sa më pak stresuese, transmeton Telegrafi.

Ekzistojnë disa gjëra të cilat gjinekologët assesi nuk do të duhej t’i bënin. Këto janë disa prej tyre.

Ata nuk do të duhej t’i gjykonin pacientet

Duke pasur parasysh që me gjinekologët bisedojmë për njërën ndër çështjet më intime, patjetër duhet të jemi të sinqerta gjatë asaj bisede. Ne duhet të jemi të sinqerta, ndërkaq mjekët profesionistë.

Nuk bën t’ju imponojnë bindjet e tyre

Gjinekologët janë të obliguar të mbrojnë shëndetin tuaj dhe t’ju ofrojnë ndihmë mjekësore, ndërkaq nuk bën që në bazë të bindjeve të tyre t’ju flasin se çfarë duhet të bëni dhe çfarë jo.

Trupi juaj është vetëm juaji dhe s’ka çfarë thuhet tjetër

Komentet “fyese” të trupit as që duhet të merren parasysh. Fare nuk do të duhej të komentoni trupin tuaj, as pozitivisht as negativisht. Komentet të cilat kanë të bëjnë me trupin merren parasysh vetëm nëse kanë të bëjnë me shëndetin.

Nuk bën t’ju kontrollojnë pa ju treguar se çfarë bëjnë

Secila femër meriton të dijë çdo gjë që mjeku i saj bën në çdo çast të kontrollit. Ato shpjegime të hollësishme u ndihmojnë femrave që të qetësohen dhe janë shumë të rëndësishme për kontroll sa më të këndshëm dhe sa më të padhembshëm. Nëse ndodh që mjeku juaj harron këtë rregull, lirisht bëni vetë pyetje. /Telegrafi/