LAJMI I FUNDIT:

Këto janë gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

Këto janë gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

Përzgjedhja e karrierës është vendim i rëndësishëm që e forcon apo e “shkatërron” jetën tuaj. Çdo person duhet të hulumtoj dhe eksploroj shumë para se të marrë vendimin për zgjedhjen e fushës të cilën dëshiroj ta studioj dhe perfeksionoj.

Duhet të mbani mend se zgjedhja e karrierës nuk është si kalimi nga një kompani në tjetrën, por posa të marrësh vendimin, më nuk ka kthim prapa, transmeton Telegrafi.

Pasionin


Duhet të dini se ku shtrihet pasioni juaj. Nëse ju pëlqen fotografia, nuk mund të zgjidhni fushën e mjekësisë, por duhet ta studioni tërësisht fotografinë dhe ta ndiqni atë profesion si e çmendur. Nëse e përshtatni karrierën me pasionin do të dashuroheni në punën tuaj dhe tërë jetën do të jeni e lumtur.

Vendi

A jeni e gatshme të rivendoseni në të ardhmen? A do të jeni e aftë të jetoni në një qytet me zhurmë të pandalshme, apo preferoni një stil të qetë të jetës në katund? Nëse jeni person i hapur dhe mund të adaptoheni lehtë në ambiente të ndryshme, atëherë gjërat do të jenë të lehta për ju. Mirëpo, nëse nuk jeni person i tillë, ju duhet ta ndryshoni karrierën duke u bazuar në këtë gjë.

Faktori i kohës

Disa njerëz e duan jetën e korporatës, e disa tjerë e urrejnë komplet. Ata që e urrejnë duhet të kërkojnë alternativa tjera. Duhet të kuptoni se sa kohë mund t’i kushtoni zyrës ku punoni.

Duhet t’i dini të gjitha të mirat dhe të këqijat e fushës që dëshironi ta përzgjidhni për ta ndjekur karrierën.

Vendet e lira të punës

Para se të zgjidhni një karrierë fillimisht duhet të dini se sa vende të punës gjeneron ajo fushë. Pasi që, çfarë rëndësie ka përzgjedhja e një karriere që nuk ka perspektivë? /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sheikha Moza, në moshën 65-vjeçare, mahniti në ekspozitën e dedikuar modës

Sheikha Moza, në moshën 65-vjeçare, mahniti në ekspozitën e dedikuar modës

Moda
Marrëdhënia intime që ndihmon në ngjizje: Si të rritni shanset për shtatzëni

Marrëdhënia intime që ndihmon në ngjizje: Si të rritni shanset për shtatzëni

Shtatzëna
Cilat ngjyra ju rinojnë, e cilat ju bëjnë të dukeni edhe më të moshuara?

Cilat ngjyra ju rinojnë, e cilat ju bëjnë të dukeni edhe më të moshuara?

Moda
Tri frizura pa tharëse flokësh që do të të shpëtojnë ditën kur jashtë është +30°C

Tri frizura pa tharëse flokësh që do të të shpëtojnë ditën kur jashtë është +30°C

Flokë dhe stil
Prindërit tuaj ju rritën mirë nëse keni këto katër zakone të përditshme

Prindërit tuaj ju rritën mirë nëse keni këto katër zakone të përditshme

Fëmija juaj
Vetëm pesë minuta me pozën e bretkosës: Bark i sheshtë dhe lamtumirë dhimbjes së shpinës

Vetëm pesë minuta me pozën e bretkosës: Bark i sheshtë dhe lamtumirë dhimbjes së shpinës

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Kalo në kategori