LAJMI I FUNDIT:

Këto janë dy propozimet e përfolura për emrin e Maqedonisë (Video)

Këto janë dy propozimet e përfolura për emrin e Maqedonisë (Video)

Janis Butrais thotë se “Republika e re e Maqedonisë” ose “Maqedonia veriore” janë zgjidhje të pranueshme për kryeministrin Zoran Zaev. Në intervistë për “Kurir” – in austriak, kryetari i Selanikut, thotë se Zaev është i gatshëm për kompromis me Greqinë, ndërsa si zgjidhje të mundshme i përmend këto dy propozime. Butaris është përfaqësuesi i parë grek i cili pas një kohe të gjatë po flet për propozime konkrete për zgjidhjen e çështjes që po zgjat tre dekada, edhe atë dhjetë ditë pasi që ishte në vizitë në Shkup.

“Kryetari i ri i qeverisë, Zoran Zaev, nuk ka ide nacionaliste sikur paraprijësi i tij Nikolla Gruevski, i cili ishte fatkeqësi fatale për vendin. Zaev dëshiron kompromis për emrin: Republika e re e Maqedonisë ose Maqedonia veriore. Greqia asnjëherë nuk do ta pranonte emrin Republika e Maqedonisë”, tha Janis Butaris, Kryetar i Selanikut.


A është biseduar me të vërtetë për kompromisin e mundshme në takimin mes Zaev-it dhe Butaris-it që u mbajt më datë 16 të këtij muaji, tani për tani nga kabineti i kryeministrit të Maqedonisë nuk konfirmuan një gjë të tillë. Për TV21 thonë se të dy bashkëbiseduesit para mediave e kanë informuar opinioni publik për përmbajtjen e bisedimeve.

“Takimi me kryetarin e Selanikut, Janis Butaris u mbajt në atmosferë miqësore, ndërsa pas takimit, kryeministri Zoran Zaev si dhe kryetari i Selanikut, Butaris iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, me ç′ rast informuan edhe për përmbajtjen e bisedimeve. Procesi i negociatave rreth çështjes së emrit që e ka Republika e Greqisë me emrin tonë kushtetues Republika e Maqedonisë, po mbahet nën ndërmjetësim të KB-së dhe ndërmjetësuesit Metju Nimic”, nga Qeveria e RM-së.

Zv/kryeministri për euro integrime, Bujar Osmani, refuzoi të jap deklaratë, duke thënë se po pritet propozimi i ndërmjetësuesit Nimic, për të cilin do të bisedohet mes dyja palëve.

“Të mos e flasim para kohe për vendimin përfundimtar, ne jemi të hapur që të ulemi dhe të bisedojmë dhe të kërkojmë zgjidhje. Po presim që të shohim cili do të jetë propozimi i ndërmjetësuesit Nimic, dhe në përputhje me propozimin, do të kthehemi dhe do të bisedojmë për të arritur konsensus nacional, megjithatë absolutisht vlerësojmë se duhet të gjendet zgjidhje përfundimtare për shkak se këto janë momente para nesh janë momente historike që ta sigurojmë të ardhmen e vendit dhe të gjeneratave që vijnë”, u shpreh Bujar Osmani, Zv/Kryeministër për Euro Integrime.

Takimet mes ndërmjetësuesit Nimic dhe negociatorëve nga Maqedonia dhe Greqia, do të mbahen ml 11 dhe 12 dhjetorë në Bruksel, ku ndërmjetësuesi pritet të dal me propozim të cilin do ta shqyrtojnë të dyja palët./TV21/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori