LAJMI I FUNDIT:

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni
Foto: Arkiv

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoni do të shtrenjtohen nga sonte në mesnatë, për 0.50 denarë për litër. Kështu ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu, Eurosuper BS-95 do të kushtojë 66.5 denarë për litër, kurse EuroDiesel (DEV) do të kushtojë 53 denarë për litër.


Vetëm Eurosuper BS-98 nuk do të ketë rritje çmimi, pra do të mbetet 68.5 denarë për litër. Për 1 denarë do të shtrenjtohet edhe vaji extra i lehtë për amvisëri, pra 42 denarë për litër.

Mazuti M-1 NS do të ulet për 0.680 denarë për kilogram, pra do të jetë 27.845 denarë për kilogram./Telegrafi/