Të gjithë kanë përjetuar një shok për disa minuta kur kanë zbuluar detaje nga kultura në vende të ndryshme
Gjithsesi, çdo shtet duhet vlerësuar për kulturën dhe traditat që ka.
Mbase nuk ju ka rënë rasti, por sot përmes këtij artikulli do të mund të mësoni gjëra të vlefshme për kultura të ndryshme:
Në Indi nuk i përdorin letrat higjienike
Shumë turistë do të habiten me faktin se në Indi nuk gjenden letrat higjienike në tualete. Nëse e vizitoni këtë vend, në tualete do të gjeni ujë të ngrohtë për pastrim. Përdorimi i letrës higjienike është një ide e keqe, pasi mund të bllokojë tubacionet dhe krijon mbetje ekstra.
Çiftet pas martesës nuk mund të shkojnë në tualet në Indonezi
Në komunitetin e Tidong në Indonezi, një çift i martuar nuk lejohet të shkojë në tualet për 3 ditë pasi martohen. Nëse e bëjnë këtë gjë, konsiderohet fat i keq për martesën e tyre. Të porsamartuarit mbikëqyren nga anëtarët e familjes së tyre, të cilët sigurohen që ata të mos e thyejnë këtë traditë, duke konsumuar sasi të vogla ushqimi dhe uji.
Pështymja në Massai është shenjë përshëndetëse
Nëse në shumë kultura, pështymja konsiderohet një veprim i pasjellshëm, në fisin Massai të Kenias, është mënyra e zakonshme e përshëndetjes dhe respektit. Anëtarët e fisit do të pështyjnë në duart e tyre para se t’ju takojnë. Këtë gjë ata e bëjnë edhe tek foshnjat e porsalindura dhe tek nuset për t’i bekuar për t’i sjellë fat.
Mos dhuroni një trëndafil të verdhë në Meksikë
Trëndafilat janë një dhuratë e bukur për të treguar emocion kudo në botë. Mirëpo, ngjyra e tyre në vende të ndryshme ka kuptime të caktuara. Në Meksikë, është më mirë të dhuroni një trëndafil të kuq tradicional, sepse në kulturën meksikane trëndafili i verdhë do të thotë vdekje.
Vonesat në Venezuelë
Nëse merrni pjesë në një ngjarje, takim ose mbledhje në Venezuelë është e zakonshme që njerëzit vijnë më vonë se orari kur ishte planifikuar takimi. Pse? Ata gëzojnë një ritëm të relaksuar kur bëhet fjalë për biznesin dhe ngjarjet e mëdha shoqërore.
Mos i trokisni gotat kur pini në Hungari
Kur të vizitoni Hungarinë, mund të habiteni kur të zbuloni se njerëzit nuk i trokasin gotat në një bar. Kjo traditë historike vjen nga viti 1848, kur Austria e mposhti revolucionin hungarez dhe festuan duke i trokitur gotat. Si rezultat i kësaj, hungarezët vendosën të mos i trokasin gotat për 150 vite. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Si të ndërtoni muskuj shpejt: Pesë truqe për të gjithë ata që nuk po vërejnë rezultate
Çfarë duhet të bëni kur në rrugë gjeni mace të sapolindura?
“Split” sistemi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën