LAJMI I FUNDIT:

Këto gjashtë gjëra mos i prisni nga të tjerët, por bëjini vetë

Këto gjashtë gjëra mos i prisni nga të tjerët, por bëjini vetë

Pritshmëritë tona në lidhje me personat që na rrethojnë mund të kenë një efekt të gjatë në marrëdhënien me ta, perceptimin tonë mbi ta, madje edhe vetë shëndetin tonë

Pritshmëritë nuk janë të bazuara në realitet. Ato janë realitete të pritura ose besimi në diçka që ju mendoni se do të ndodhë. Pritshmëritë e të tjerëve na ndalojnë të arrijmë potencialin tonë.

E dini se cilat janë gjashtë gjërat që nuk duhet t’i prisni më nga personat e tjerë?

1. Mos prisni nga të tjerët që të sigurojnë mbylljen

Edhe pse mbyllja e një marrëdhënieje sjell çlirim për të dyja palët, është e vështirë për të hedhur gjithçka pas krahëve. Një marrëdhënie që mbaron pa një mbyllje të qartë mund të jetë vërtetë e dëmshme për shëndetin emocional.

2. Mos prisni të tjerët t’ju kërkojnë falje

Ne duhet të mësojmë të pranojmë faljet të cilat nuk i kemi marrë kurrë. Ndonjëherë ne po presim një ‘më fal’ nga ata. Nëse dëshiron të arrish në pikën ku je gati për të krijuar një marrëdhënie të re, harro gabimet që ke bërë dhe fikso mësimin që ke nxjerrë nga ato.

3. Mos mendoni se të tjerët duan një shpjegim për çdo gjë

Të kesh ndjenja dhe të shprehësh veten nuk tregon dobësi. Por, të tregosh se si ndihesh për diçka që ka bërë dikush në mënyrë të papritur ndaj jush, është diçka normale. Kërkon punë që të shpjegosh veten përpara të tjerëve e sidomos kur bëhet fjalë për ndjenjat.

4. Mos prisni miratim nga të tjerët

Ne mundohemi shumë që të pëlqehemi nga të tjerët duke bërë atë që ata duan të shohin tek ne. Kur kërkoni të merrni miratimin e të tjerëve, po jetoni sipas vlerave të tyre. Por dijeni se nuk është nevoja për të sqaruar askënd gjithsesi.

5. Mos prisni që të tjerët t’ju besojnë

Ka liri që buron nga dalja nga pritshmëritë e njerëzve të tjerë. Të heqim presionin nga supet na jep mundësinë që të jetojmë me të vërtetë.

6. Mos prisni që çdokush t’ju kuptojë

Shpreheni atë që keni në mënyrën më të mirë të mundshme. Jini të qartë. A e keni marrë mundimin t’ia shpjegoni atij/asaj apo thjesht keni pritur që personi ta kuptojë vetë situatën? Nëse keni qenë të qartë, keni mbaruar punë me pjesën tuaj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Lifestyle
Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori