Këtë vit sezoni i gjuetisë në Maqedoni do të fillojë më herët

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Trajan Dimkovski, sot përmes një konference për shtyp njoftoi se është dhënë vendim që sezoni i gjuetisë të fillojë më herët, me qëllim për parandalimin e shfaqjes së "Etheve të derrave afrikan".
Siç informoi Dimkovski, sezoni i gjuetisë praktikisht do të fillojë dy muaj më herët nga sa parashikohej me ligj.
"Qëllimi është që të zvogëlohet dendësia e derrave të egër në Republikën e Maqedonisë së Veriute, dhe të zvogëlojë shanset e kësaj sëmundje infektive që shfaqet dhe përhapet", tha Dimovski./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/07/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































