LAJMI I FUNDIT:

As këtë vit nuk përfundon ndërtimi i urës në Pestovë (Video)

As këtë vit nuk përfundon ndërtimi i urës në Pestovë (Video)

Ura mbi lumin Sitnicë në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, është afër shkatërrimit. Ndërtimi i urës së re ka filluar para disa muajsh, por nuk pritet të përfundojë këtë vit.

Sedat Ademi, banor i kësaj ane, tregon se ura aktuale e ndërtuar nga druri është dëmtuar dhe se paraqet rrezik për banorët të cilët e përshkojnë në këmbë dhe me vetura.


Sipas Gazmend Zabërgjes, kjo urë do të duhej të përfundonte tashmë, e jo të shtyhen punimet.

Sipas Skender Gashit, drejtor i Departamentit të Menaxhimit të rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, punimet janë ndalë për shkak të motit të keq dhe se do të vazhdojnë në stinën e Pranverës. Ura e vendosur në fshatin Pestovë shërben si lidhëse e mbi 23 fshatrave në komunën e Vushtrrisë me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. /RTV D/Telegrafi/