LAJMI I FUNDIT:

Këtë vit janë regjistruar 50 raste të dhunimeve seksuale, kritikohen institucionet për reagim jo proporcional

Këtë vit janë regjistruar 50 raste të dhunimeve seksuale, kritikohen institucionet për reagim jo proporcional

Raportohen edhe dy raste të dhunimeve seksuale, njëri në Fushë Kosovë ndërsa tjetri në Graçanicë. Njohësit e sigurisë po kritikojnë institucionet për reagim të vonshëm.

Kohëve të fundit janë shtuar raportimet për rastet e përdhunimeve.


Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës thotë se ka një rritje të vetëdijesimit të gratë dhe vajzat.

“Mund të themi se kjo që po ndodh kohëve të fundit ka të bëjë me rritjen e besimit të grave dhe vajzave të vetja e tyre së pari, pastaj te institucionet për raportimin e këtyre formave të dhunës. Mendoj se nuk ka rritje të dhunës, por rritje të raportimit të rasteve”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Adelina Berisha.

Njohësi i fushës së sigurisë po kritikon institucionet e shtetit pasi sipas tij këto po reagojnë vetëm pas raportimeve të rasteve të dhunës seksuale.

“Zakonisht institucionet kanë reaguar kur dhuna seksuale është shndërruar në tragjedi. Institucionet këto raste i konsiderojnë si vepra konstante normale”, deklaroi Drizan Shala.

Deri më tani, për këtë vit janë raportuar mbi 50 përdhunime ndërsa në vitin që lamë pas janë raportuar 64 raste të tilla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori