Për të gjithë ata që nuk u mjafton S Class në dizajnin Maybach, ka një seri speciale të frymëzuar nga moda e lartë.
Prandaj, nuk është për t’u habitur që Mercedes vendosi ta quajë këtë seri Haute Voiture. Seria është e kufizuar në vetëm 150 kopje, dhe baza është Maybach S680, pra versioni më luksoz i klasës S. Pra, 6.0 V12 me mbi 600 kuaj/fuqi është zgjedhja e parë edhe këtu.
“Karakteristikat e ndërlikuara dhe elementët ekskluzivë të dizajnit janë ato që e bëjnë Mercedes-Maybach S-Class Haute Voiture një nga modelet më ekstravagante që kemi krijuar ndonjëherë – ai përfaqëson luksin e sofistikuar në formën e tij më të pastër”, thotë Gorden Wagner, shefi i dizajnit të Mercedes. duke theksuar se kjo makinë përdor komponentë që nuk janë parë më parë në një Maybach, e lëre më një Mercedes.
Nga jashtë, vetura mori një kombinim dyngjyrësh, i përbërë nga bluja detare në pjesën e sipërme dhe një nuancë rozë e butë në pjesën e poshtme. I njëjti stil ndiqet nga buzët, si dhe vetë interieri, i cili gjithashtu merr detaje ari dhe bezhë.
Dhe është interieri që lidhet me modën e lartë, me detaje të ndezura dhe tapiceri prej pëlhure Boucle me një lëkurë të bardhë kristali mbizotëruese. Tapetet janë bërë nga një kombinim i lirit dhe mohair. Sistemi info-argëtues MBUX është përmirësuar gjithashtu, natyrisht përsëri në një grup ngjyrash verbuese që ndjekin nuancat e brendshme.
Në fund, çdo klient merr një kuti dhuratë që përmban një targë me numrin serial të makinës, një model të makinës dhe një unazë çelësi. Ekziston edhe një mbulesë e veçantë për makinën me logon Maybach dhe versione speciale.
Çmimi i këtij versioni nuk është bërë i ditur, por sigurisht që është rreth 300 mijë euro. Me këtë Maybach iu afrua shumë ofertës së markave më ekskluzive si Bentley dhe Rolls-Royce. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo rikthehet vetura legjendare
Vetura e shtrenjtë Pagani Zonda pret pronarin e ri
Vetura që u përdor në filmin “Dictator”, shitet për 1.05 milion euro – ka targa të floririt dhe e tëra është e blinduar
Qeveria britanike me një vendim që ua bën jetën shoferëve më të lehtë
Ford GR me rrotat e titaniumit të printuara 3D (Video)
Volvo, Daimler, Traton investojnë 593 milionë dollarë për të ndërtuar rrjetin e karikimit të kamionëve elektrikë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova