LAJMI I FUNDIT:

Këtë radhë Shtipi do të ketë dy vendvotime më pak

Këtë radhë Shtipi do të ketë dy vendvotime më pak

Numri i vendvotimeve në komunën e Shtipit është ulur. Nga 80 sa kishte në vitin 2014, numri i tyre është ulur në 78, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky zhvillim ka ardhur si rezultat i mbylljes së vendvotimeve në fshatin Sudiq dhe Sushevë, sepse në këto vende ka më pak se 10 votues dhe ky veprim mbështetet në Ligjin për zgjedhje.


Ata votues të këtyre dy fshatrave, do të mund të votojnë në vendvotimin më të afërt./Telegrafi/