LAJMI I FUNDIT:

Këta janë katër zyrtarët e suspenduar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit (Emrat)

Këta janë katër zyrtarët e suspenduar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit (Emrat)

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë të Qeverisë së Kosovës ka shqiptuar masën e suspendimit për katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, pas inspektimit të procedurave te ndjekura me rastin e vdekjes së të burgosurit Astrit Dehari.

Në vendimin e Ministrisë së Drejtësisë të siguruar nga lajmi.net bëhet e ditur se përveç tre gardianëve, është suspenduar edhe Destan Zogaj, ushtrues detyre i Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.


Zyrtare: Suspendohen katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren
Lexo po ashtu Zyrtare: Suspendohen katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Sipas vendimit, suspendimi i Zogajt fillon nga sot, datë 22.11.2016.

Lajmi.net mëson se tre të suspenduarit tjerë janë: Gazmend Fanaj, mbikëqyrës i lartë,
Ilaz Hamza mbikëqyrës dhe oficeri Daut Kastrati.

“Bazuar në raporton e Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit, edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale”, thuhet në vendim.

Aty thuhet se intervenimi ka qenë i plogësht.