LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Suspendohen katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Zyrtare: Suspendohen katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së Astrit Deharit, por për shkak siç thuhet  neglizhencës procedurale ka suspenduar katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, gjatë zbatimit të procedurës së inspektimit, në pajtim me detyrat dhe obligimet e veta ligjore, ka dërguar raportin e Inspektimit të procedurave te ndjekura me rastin e vdekjes së të burgosurit Astrit Dehari.


“Inspektorati gjatë inspektimit nuk ka gjetur asnjë veprim të institucionit, i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktar i vdekjes së A.D. edhe pse janë identifikuar disa neglizhenca procedurale. Si pasojë e këtyre neglizhencave janë iniciuar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve si dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit, të cilëve po ashtu u është shqiptuar edhe masa e suspendimit si masë paraprake”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Vranët e me shi

Vranët e me shi

Lajme

"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it

Siguri
Kalo në kategori