Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike të Kosovës ende zyrtarisht nuk ka shpallur kandidatët për kryetar komune për zgjedhjet lokale që priten të mbahen sivjet.
Mirëpo, Telegrafi nga burimet e saj mëson disa nga emrat për kandidatët potencial të komunave të Kosovës duke filluar nga Mitrovica, Vushtrria, Ferizaj, Gjilani dhe Kaçaniku.
Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati këtë javë pritet të kandidohet sërish për kryetar në komunën e Mitrovicës nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bëjnë të ditur burimet e Telegrafit.
Kastrati në një prononcim për Telegrafin tha se nuk ka ende asnjë informatë në lidhje me këtë, por siç tha ai do të veprojë sipas vendimit të PDK-së.
“Si do të vlerësojnë organet e partisë dhe kryetari, ashtu dhe do të veproj. Të shtunën dhe të dielën e kemi Konventën e Punës dhe besoj që pas saj do të mblidhemi për të biseduar për këtë”, ka thënë Kastrati për Telegrafin.
Ndërkaq, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku i cili në vjeshtë e përfundon mandatin e tretë si kryetar i kësaj komune, pritet që sërish të kandidohet.
Burimet e pohojnë një gjë të tillë, duke bërë të ditur që do të jetë kandidatura e katërt e Bajram Mulakut, duke ‘tejkaluar’ çdo praktikë të deritanishme të kandidimit për zgjedhje lokale.
“Përkundër faktit që Mulaku thotë jo është kërkesa e partisë dhe nivelit qendror me qenë prapë kryetar i Vushtrrisë”, bëjnë të ditura burimet.
Telegrafi provoi të kontaktoi me Mulakun, mirëpo kontakti me të ishte i pamundur.
Ndërsa, në komunën e Ferizajt janë përfol dy emra: Bajrush Xhemajli dhe Agim Aliu.
Në një prononcim për Telegrafin Bajrush Xhemajli tha se nuk do të kandidoj për kryetar komune. I pyetur se kush mund të jetë, ai tha se mekanizmat e PDK-së do të jenë ato që do të vendosin.
Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Agim Aliu, tha për Telegrafin se ende nuk është hap një debat i tillë për kandidat për kryetar komune në Ferizaj, edhe pse nuk e mohoi se mund të jetë ai.
“Do të shohin se si do të rrjedhin gjërat në parti, ende nuk dihet asgjë”, ka thënë Aliu.
Edhe kryetari i tanishëm i komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, nuk e mohoi rikandidimin për kryetar komune.
Ai tha se pas Konventës së Punës në PDK që do të mbahet më 25 mars, do të vendoset se kush do të jetë kandidat për kryetar komune në Kaçanik.
“Organet drejtuese do të vendosin se kush do të jetë kandidat i denjë për kryetar komune”, ka thënë Ilazi.
Por Telegrafi mëson se pikërisht Besim Ilazi do të rikandidohet për kryetar komune në komunën e Kaçanikut.
E sa i përket komunës së Gjilanit, kandidat për kryetar komune do të jetë Zenun Pajaziti, kryetar i degës në Gjilan dhe njëkohësisht shef i grupit parlamentar të PDK-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia