Këta janë deputetët e OBRM-PDUKM-së që e shkelin Kushtetutën e vendit
Sipas ekspertëve, disa deputetë të OBRM-PDUKM-së janë duke e shkelur Kushtetutën e vendit, pasi që vazhdojnë të mbajnë postin e ministrave edhe pse janë zgjedhur si deputetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Kuvendi thonë se kjo është një praktikë normale deri në formimin e qeverisë së re. Nikolla Poposki, Elizabeta Kançeska-Milevska, Nikolla Todorov dhe Emil Dimitriev, janë bartës funksionesh në Qeverinë Teknike, si edhe deputetë në përbërjen e re kuvendore.
Stojan Andov thotë për Radio Evropën e Lirë se me verifikimin e mandateve të deputetëve, përfundojnë mandatet e ministrave për ata deputetë të verifikuar.
”Hapi i parë i vlefshëm është verifikimi i mandateve të deputetëve. Kjo është kryer dhe në atë moment të verifikimit të mandatit, ata bëhen deputetë, dhe nëse dikush ka qenë ministër, i ndërpritet mandati nëse nuk heq dorë menjëherë nga funksioni i deputetit”, thotë Andov.
Të njëjtin mendim e ndanë edhe ish-gjykatësi kushtetues, Trendafil Ivanovski, i cili thotë se ata dëshirojnë ta ruajnë vendin e deputetit, nëse e humbin atë të funksionit që kanë.
”Atyre u përgjigjet që në katër vitet e ardhshme të jenë edhe ashtu, edhe kështu. Atyre u përgjigjet të mbrojnë karrigen e Gruevskit dhe krimit”, thotë Ivanovski.
Nga OBRM-PDUKM-ja nuk janë përgjigjur nëse do të ketë dorëheqje dhe zëvendësim të funksionarëve të lartëpërmendur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë