LAJMI I FUNDIT:

Kështu ushqehet femra më atraktive e botës: Olivia Culpo falë menysë së saj ka trup të mrekullueshëm!

Kështu ushqehet femra më atraktive e botës: Olivia Culpo falë menysë së saj ka trup të mrekullueshëm!

Ish-misi, Olivia Culpo, me dukjen e saj tërheq vëmendje të madhe, si të meshkujve ashtu edhe të femrave

Thotë që gjenetika nuk është meritore për dukjen e saj, por ekskluzivisht ushqimi i drejtë dhe i balancuar.


Kurrë nuk ka mbajtur dietë, as ka qenë e uritur, mirëpo me kujdes e planifikon menynë e vet, posaçërisht në prag të xhirimeve, transmeton Telegrafi.

Gjatë xhirimeve ajo pi mjaft ujë, ndërkaq i redukton në minimum pijet e gazuara, si edhe alkoolin.

“U përmbahem rregullit 80/20, ndërkaq gjatë karantinës ka qenë 40/60. Përpiqem që çdo gjë të jetë e balancuar”, ka thënë ajo.

Kjo do të thotë që gjatë ditës ha 80 për qind artikuj të shëndetshëm, derisa 20 syresh i ka rezervuar për ndonjë ëmbëlsirë apo ndonjë gotë lëng.

Kur ushqeheni kështu, nuk hiqni dorë bash nga asgjë, por nuk ekziston shansi që të shtoni peshë.

Ajo përpiqet që ushqimin ta bazojë në fibra dhe proteina.

Kështu duket menyja e saj gjatë një dite:

Kafjalli: Kafe dhe tost me avokado apo omëletë dhe tost.

Zëmra: Një pemë.

Dreka: Sallatë pule.

Zëmra: Fruta arrore apo smoothie.

Darka: Mish apo peshk, ose porcion me akullore.

/Telegrafi/