LAJMI I FUNDIT:

Kështu ndodhi incidenti në Gllumovë të Shkupit ku mbetën të vdekur katër persona (Video)

Kështu ndodhi incidenti në Gllumovë të Shkupit ku mbetën të vdekur katër persona (Video)

Festa e Bajramit është shndërruar në ditë zie për banorët e fshatit Gllumovë. Ky fshat sot përjetoi një vrasje të katërfishtë. Tragjedia ka ndodhur rreth orës dhjetë të mëngjesit, kur banorët u tronditën nga krisma e plumbave.

Përshtypjet e para të banorëve ishin se ato ishin plumba gëzimi. Një tragjedi e tillë ishte gjëja e fundit që ata do ta kishin menduar. Që nga ai moment, uratat e Bajramit u zëvendësuan me pikëllim e fjalë ngushëlluese.


Sipas banorëve të këtij fshati, personi me iniciale SH. S. nga ky vendbanim ka vrarë vëllaun dhe dy nipërit. Në fund ka drejtuar plumbat kah vetja.

Tragjedisë së sotme i ka paraprijë një mosmarrëveshje e mëhershme e familjarëve të cilët siç tregojnë ata, nuk kanë pasur raporte të mira.

Duke iu referuar të dhënave që arritëm t’i mbledhim nga fqinjët, incidenti ka filluar në lagjen Gjorçe Petrov 2. Dy prej pesonave, tani më të vrarë, kanë shkuar për vizitë me rastin e festës tek kusherinjtë në lagjen Gjorçe Petrov. Aty janë takuar me vrasësin. Pas një zënke verbale, personi Sh.S. ka shtënë me armë në drejtim të dy personat në fjalë, trupat e të cilëve i’u dorëzuan vdekjes.

Për të mos mjaftuar me kaq, vrasësi është drejtuar për në fshatin Gllumovë dhe gjatë rrugës ka qenë i ndjekur nga njësiti Alfa.

Në fshatin Gllumovë, vrasësi ka takuar afër shtëpisë së tij vëllaun e tij me veturë, i cili po ashtu gjeti vdekjen nga dora e këtij vrasësi.

Gjatë tentimit për arrestim nga njësiti Alfa, ai ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.

Sipas informatave të marra nga bashkëfshatarët, vrasësi ka qenë rreth moshës 56 vjeçare, vëllau i tij rreth 46 ndërsa nipërit rreth të rreth 26-27 vjeç.

Ndërkohë, mësohet se edhe një familjar tjetër ka mbetur i plagosur dhe mjekohet në spital.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori