LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje të dizajnit të Samsung Galaxy Z Flip 5

Zbulohen detaje të dizajnit të Samsung Galaxy Z Flip 5

Detaje të tjera të dizajnit të gjeneratës së ardhshme të serive Galaxy Z Flip 5 dhe Watch 6 të Samsung janë zbuluar përpara prezantimit të tyre të pritshëm në ngjarjen e korrikut Galaxy Unpacked.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dyja pajisjet me sa duket do të shfaqin ndryshime të reja të dizajnit, veçanërisht smartfoni Flip.


Kështu, pritet që Flip 5 të vije me një ekran shumë më të madh për t’i lejuar përdoruesit të ekzekutojnë aplikacione, si YouTube ose Gmail.

Galaxy Z Flip 5 përflitet se mund të vazhdojë të përfshijë dy kamera në anën e pasme dhe një shtesë në ekranin kryesor.

Karakteristika të tjera kryesore të pritshme të telefonit të ri Galaxy Z Flip 5 përfshijnë një SoC Snapdragon 8 Gen 2, deri në 256 GB hapësirë ruajtëse, një ekran kryesor 6.7 inç me rezolucion FHD+ dhe një rifreskim 120 Hz dhe 3,700 mAh me mbështetje për karikim 25 W. /Telegrafi/