LAJMI I FUNDIT:

Kështu do të duken aeroplanët më 2025

Kështu do të duken aeroplanët më 2025

Agjencia hapësinore amerikane (NASA) ka shpërblyer krijuesit e tri koncepteve të suksesshme të aeroplanëve të cilët do të mund të fillojnë të shfrytëzohen qysh prej vitit 2025.

Koncepti i Boeing (Foto: NASA)

Skicat e koncepteve kanë arritur nga ekipet e gjigantëve Boeing, Lockheed Martin e Northrop Grumman. Qëllimi i tyre është që aeroplanët të janë më të sigurt, të zvogëlojnë shpenzimin e karburanteve, por edhe emetimin e gazrave të dëmshme përgjysmë, si dhe zhurmën për 83 për qind.

Koncepti i Lockheed Martin (Foto: NASA)

“Secili dizajn është tërësisht i ndryshëm prej tjetrit, por të gjithë është dashur të përmbushin kërkesat e NASA-s për zhurmë më të vogël, pastërti dhe shpenzim më të vogël të karburanteve”, thuhet në sqarimin e NASA-s. “Deri në fund të këtij viti secili prej ekipeve do të hulumtojë, testojë, të kryej simulimin dhe të integrojë inovacionet dhe teknologjitë e reja të cilat do të sjellin deri tek përzgjedhja e fituesit”.

Aeroplani i pazakonshëm i trefishtë Northrop Grumman (Foto: NASA)