LAJMI I FUNDIT:

Kështjella më e madhe e kryqëzatave në botë është në Siri

Kështjella më e madhe e kryqëzatave në botë është në Siri

Kështjella madhështore e kalorësve kryqtarë u ndërtua në shekujt e 12-të dhe 13-të

Është ndërtuar në majë të kodrës, në vendin ku më herët ka qenë kështjella myslimane.


Emri i kështjellës përkthehet si kështjella e kalorësve ose pallati i mbretërve.

Kështjella siriane Krak des Chevaliers

Në kulmin e fuqisë së saj, kështjella mbrohej nga rreth 2.000 burra dhe ishte e banuar nga kalorës kryqtarë që po përpiqeshin të pushtonin Tokën e Shenjtë.

Kjo është kështjella më e madhe e kryqëzatave në botë, transmeton Telegrafi.

Krak des Chevaliers në Siri është e rrethuar nga dy unaza muresh, të cilat e kanë bërë më të lehtë për popullsinë e saj mbrojtjen nga armiku.

Midis mureve të jashtme dhe të brendshme është një hendek i madh që mbushej me ujë nga një ujësjellës që ndodhej jashtë kështjellës. Atë ujë e pinin kuajt dhe njerëzit në kështjellë e përdornin atë.

Muret e jashtme të kështjellës janë rreth tri metra të trashë dhe mbi to ka 13 kulla vrojtimi. Derisa flasim për kullat, a e dini se cili qytet në Spanjë ka sot 126 kulla?

Është e pabesueshme që stallat në këtë kala mund të strehojnë disa qindra kuaj! A mund të imagjinoni kalorës me pajisje të plota luftarake në këto oborre?

Në kapelën e kështjellës mund të shihni afreske të vërteta mesjetare dhe art kryqtar. Ky është një vend i paçmuar në botë ku mund të ndjeni praninë e kalorësve të kryqëzatave dhe kohën e tyre. Sot, kalaja historike në Siri është në një gjendje mjaft të keqe.

Kështjella ndodhet në Qalat al-Hisn, afër qytetit të madh të Homsit. Mund të arrini në kështjellë nga Homs me autobus ose taksi.

Përpara se të udhëtoni në Siri, kontrolloni kushtet e sigurisë dhe nëse është aktualisht e sigurt për të vizituar vendin.

/Telegrafi/