Bekim Kupina, këshilltar për media në zyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka komentuar reagimet dhe debatet në media pas publikimit të intervistës së Osmanit për BBC.
Reagimet ndaj u.d. Presidentes Vjosa Osmani kanë ardhur, pasi ajo në intervistë ka përmendur krimin e organizuar dhe korrupsionin ndër problemet me të cilat po përballet Kosova.
E, ndaj këtyre reagime është përgjigjur Kupina, përmes një statusi në Facebook, duke thënë se “’Tronditja’ që shkaktoi intervista e u.d. Presidentes Vjosa Osmani në BBC, më shumë se reagim, zgjoi panik”.
“Empirikisht nuk mund të ekzistojnë dy të vërteta. Ka vetëm një. Nëse është kësisoj, një e vërtetë është edhe kur flet para audiencës kombëtare, edhe para asaj ndërkombëtare. Në rastin konkret, zonja Osmani ka përmendur fakte, të parathëna”, ka shkruar Kupina.
“Imazhin e shtetit nuk po e godet, por po e mbron ajo që mbi vete ka afro 400 mijë vota. Brenga e saj është edhe e tyre, porse jo e kritikëve të intervistës. Këta kritizerë, shtetin e kanë konsideruar mjet përfitimi, ndaj ky reagim ngjallë neveri. Shteti nuk janë ata, por gjatë kohë ishte shteti i tyre” ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Kupinës:
““Tronditja” që shkaktoi intervista e u.d. Presidentes Vjosa Osmani në BBC, më shumë se reagim, zgjoi panik. Empirikisht nuk mund të ekzistojnë dy të vërteta. Ka vetëm një. Nëse është kësisoj, një e vërtetë është edhe kur flet para audiencës kombëtare, edhe para asaj ndërkombëtare. Në rastin konkret, zonja Osmani ka përmendur fakte, të parathëna.
Pse nuk pati një reagim të tillë kundrejt konstatimeve që kanë dalë nga organizata kredibile, të cila gjithashtu kanë potencuar nivelin e lartë të krimit e korrupsionit në Kosovës?!
Në tetorin e viti 2012, Gjykata Evropiane e Auditorëve ka audituar asistencën e BE-së në Kosovë në fushën e sundimit të ligjit.
Raporti kishte konstatuar se asistenca nuk ka qenë efektive sidomos në sektorin e policisë dhe gjyqësorit.
Në raportin e GJEA-së, është thënë se niveli i krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë mbetet i lartë. Sipas të njëjtit raport, gjyqësori vazhdon të vuajë nga ndërhyrja politike, joefikasiteti dhe mungesa e transparencës dhe implementimit.
Në raportin e përvitshëm të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit në botë, të publikuar në fund të janarit të këtij viti, organizata Transparency International korrupsionin e ka konsideruar problem madhor të Kosovës. Kosova është vlerësuar me 36 pikë në një sistem llogaritjeje të indeksit ku 100 tregojnë mungesën e korrupsionit, teksa zero, nivelin më të lartë të korrupsionit. Stagnim në luftën kundër korrupsionit ka konstatuar në fillim të këtij viti edhe OJQ kosovare Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Pra, dy raporte ndërkombëtare dhe një vendëse pikëtakohen në të njëjtin konstatim: Kosova është e zhytur në krim e korrupsion, madje që prej asaj kohe e deri tash. Pse qenka tronditës ky fakt i mirënjohur, kur ai thuhet nga presidentja e vendit?!
Faktet e mësipërme kundrejt intervistës së zonjës Osmani në BBC, vetëm se e fuqizojnë argumentin kundrejt “të tronditurve”.
Rrjedhimisht, pse ky alarm për fakte të ditura që moti. Imazhi i shtetit nuk mbrohet me dy rrëfime: një përbrenda dhe tjetrin përjashta.
Ka një shtet dhe një të vërtetë. E vërteta që e jetojmë çdo ditë është korrupsioni e krimi dhe këtë nuk mund ta fshehim e as ta teleisim me çfarëdo formulimi gjuhësor apo qasje diplomatike.
Dielli nuk mbulohet me shoshë. E vërteta gjithnjë dhemb. Sidomos atëherë kur shkaktarët e pasojave kanë emër. Reagimet kundrejt intervistës së u.d. Presidentes Osmani në BBC, shpërfaqin panikun dhe ndërgjegjen e vrarë të atyre që imazhin e Kosovës e plandosën përtoke duke e bërë shtetin referencë në maje të rangimeve botërore për krim e korrupsion. Këto reagime janë edhe simptomë e kllapisë së një pjese të spektrit politik nga rezultati fantastik i zonjës Osmani në zgjedhjet e fundit.
Imazhin e shtetit nuk po e godet, por po e mbron ajo që mbi vete ka afro 400 mijë vota. Brenga e saj është edhe e tyre, porse jo e kritikëve të intervistës. Këta kritizerë, shtetin e kanë konsideruar mjet përfitimi, ndaj ky reagim ngjallë neveri. Shteti nuk janë ata, por gjatë kohë ishte shteti i tyre.
Qasja e presidentes në intervistë është reale dhe apologjia më e mirë që mund t’i bëhet shtetit.
Shteti me rrëfime nga përrallat nuk mbahet. Ai është në letargji, ndaj u.d. Presidentja do të jetë ajo që me angazhimin e saj të mëtejmë Kosovës do t’i bëhet kuratore e imazhit ndërkombëtar të tij!”, ka shkruar Kupina. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMacron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj