LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Trumpit ishte zotuar se do ta hajë këpucën e tij nëse Biden fiton, tani po refuzon ta përmbush premtimin e dhënë

Këshilltari i Trumpit ishte zotuar se do ta hajë këpucën e tij nëse Biden fiton, tani po refuzon ta përmbush premtimin e dhënë

Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, po refuzon të mbajë fjalën pasi kishte deklaruar se do të hajë këpucën e tij – nëse Joe Biden fiton në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, shkruan Independent.

Harlan Hill, këshilltar i presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara, ishte zotuar publikisht para McKay Copping që e kishte intervistuar në natën e zgjedhjeve presidenciale në Washington DC gjatë nëntorit të vitit të kaluar.


Hill ishte pyetur nga Coppins se sa i sigurtë është, nëse Trump do të fitojë mandatin e dytë në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit të vitit të kaluar.

“Oj, ai do të fitojë. Qind për  qind jam i sigurtë”, ishte përgjigjur Hill.

E kur Coppins këmbënguli të di se çfarë do të bënte nëse kandidati i tij i preferuar humb garën, ai ishte përgjigjur shkurt: “Do të ha këpucën time, do ta bëjmë këtë në transmetim të drejtpërdrejtë”.

E deri më tani këtë premtim nuk e ka përmbushur Hill. /Telegrafi/