LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari presidencial ukrainas tregon disa nga çështjet që u diskutuan me rusët – pas përfundimit të bisedimeve për sot në Stamboll

Këshilltari presidencial ukrainas tregon disa nga çështjet që u diskutuan me rusët – pas përfundimit të bisedimeve për sot në Stamboll

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak përshkroi të martën disa nga çështjet që u diskutuan në bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll të martën – të cilat tani kanë përfunduar – duke thënë se kishte “konsultime intensive” për disa çështje.

“Kryesorja është marrëveshja për garancitë ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën. Vetëm me këtë marrëveshje ne mund t’i japim fund luftës siç i duhet Ukrainës”, ka thënë Podolyak.

Ai i është referuar një qëndrimi të gjatë të qeverisë ukrainase se Ukraina do të miratonte statusin neutral vetëm nëse sigurohet një gjë e tillë, përcjell Telegrafi.


Bisedimet duhet të japin rezultate – thotë Erdogan, ndërsa pret delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë në Turqi
Lexo po ashtu Bisedimet duhet të japin rezultate – thotë Erdogan, ndërsa pret delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë në Turqi

Grupi i dytë i çështjeve, shtoi Podolyak, “është çështja e një armëpushimi, në mënyrë që të gjitha problemet humanitare të mund të zgjidhen”.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se ka një krizë të madhe humanitare në qytetet që kanë qenë nën bombardimet e rënda ruse, duke përfshirë portin e rrethuar të Mariupol.

Podolyak gjithashtu aludoi në video dhe prova të tjera që janë shfaqur për keqtrajtimin e dukshëm të të burgosurve dhe shkelje të tjera të mundshme të ligjeve të konfliktit të armatosur.

“Dëshiroj gjithashtu të theksoj se sot kemi një problem tjetër që po rritet, problemi i përshkallëzimit të luftës, përshkallëzimi i urrejtjes, përshkallëzimi i shkeljeve të zakoneve dhe rregullave të luftës, jo vetëm në fushën e betejës”, tha Podolyak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori