Këshilltari i Pacollit: S'kemi biseduar me askënd për pjesëmarrje në qeveri

Jetlir Zyberaj, këshilltar i presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se AKR nuk ka biseduar me askënd për pjesëmarrje në qeveri.
Përmes një postimi në Facebook, Zyberaj ka thënë se lajmet për kërkesa ministrore janë të pasakta.
"Lajmet nëpër disa media për kërkesa ministrore janë të pasakta. Ne nuk kemi biseduar asnjëherë me askënd për pjesëmarrje në qeveri dhe ndarje resoresh qeveritare", ka shkruar Zyberaj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/04/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































