LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i kryeministrit Hoti: Merkel e Macron kanë përmendur se dialogu duhet të përmbyllet deri në fund të këtij viti

Këshilltari i kryeministrit Hoti: Merkel e Macron kanë përmendur se dialogu duhet të përmbyllet deri në fund të këtij viti

Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Xhavit Beqiri thotë se dialogu me Serbinë do të ketë një fund.

Beqiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pa njohje nga Serbia, të gjitha marrëveshjet tjera bien në ujë.

“Të gjitha tematikat që do të shtjellohen dhe të gjitha marrëveshjet tjera eventuale do të bien në ujë nëse nuk ka njohje nga Serbia. Kosova nuk ka asnjë obligim t’i përmbahet asnjë marrëveshjeje nëse nuk ka njohje nga Serbia”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Këshilltari i kryeministrit thotë se kjo tezë është e shkruar në platformën e Kosovës për dialog.

Beqiri thotë se nga Merkel dhe Macron është bërë e çartë se procesi i dialogut nuk duhet të jetë i pafund.

“Në takimin e ndërmjetësuar nga Merkel dhe Macron është bërë e qartë se ky nuk është një proces i pafund. Është përmendur edhe fundi i vitit si përmbyllje e procesit. Pra ka afat kohorë se kur do të përmbyllet dialogu”.

Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti thotë se përmbyllja e dialogut nuk do të varet gjithmonë nga dëshira e Serbisë.

“Edhe Millosheviqi ka qenë kundër por nuk është pyetur”, tha ndër të tjera Xhavit Beqiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori