LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Jankullovskës, në krye të SPB-së së Shkupit?

Këshilltari i Jankullovskës, në krye të SPB-së së Shkupit?

Janë zbardhur tashmë emrat e pjesës më të madhe të personave që do të drejtojnë sektorët dhe njësitë kyçe në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri në zgjedhjet e prillit. Mediat kanë zbuluar se cilët janë disa nga të zgjedhurit e ministrit teknik Naqe Çulev për pozitat e të parëve të Sektorëve për Punë të Brendshme. Me SPB-në e Shkupit, në vend të Toni Jakimovskit, tani do të udhëheqë Risto Stavrevski. Stavrevski ka qenë këshilltar i ish ministres së Brendshme Gordana Jankullovska dhe dëshmitar në rastin e Prokurorisë Speciale “Tanku”.

Emërimet ne MPB:


SPB Shkup – Risto Stavrevski
SPB Manastir – Andrej Vasilevski
SPB Veles – Igor Angellovski
SPB Strumicë – Vasko Todorov
SPB Shtip – Aleksandër Nikollov
SPB Ohër – Ilija Milevski
Departamenti për parandalimin e krimit të organizuar dhe serioz – Aleksandër Janev
Njësiti i ndërhyrjes në SPB-në e Shkupit – Vasko Naumovski
Departamenti për operacione speciale policore – Sasho Zengovski
Ndihmësministër për kontrollin e brendshëm – Filip Filipovski
Departamenti për punë të brendshme, Prilep – Trajçe Gorgieski
Ndihmësministër për informatikë dhe telekomunikime – Zdravko Stojkov
Vendimet e personave në fjalë nuk janë përgatitur akoma. Alsat është drejtuar me pyetje për detaje të tjera në kabinetin e ministrit Çulev prej ku nuk morëm konfirmim për emrat, kriteret mbi të cilat janë përzgjedhur dhe as sqarime për procedurën e mëtejshme. Përveç Çulevit, vendimet e tyre duhet të firmosen edhe nga zëvendësministrja plotësuese e propozuar nga LSDM-ja, Slavjanka Petrovska. Ajo për Alsat nuk deshi të komentojë emrat deri sa akoma nuk i ka pranuar vendimet e nënshkruara nga ministri. Koment, në këtë fazë të procesit, nuk dhanë as nga LSDM-ja.

Gjithsej pritet të bëhen 15 ndryshime kadrovike por nuk dihet akoma se kush do të drejtojë SPB-në e Kumanovës dhe atë të Tetovës. Alsat një ditë më parë njoftoi për mundësinë e marrëveshjeve mes VMRO-DPMNE-së dhe dy partive shqiptare ku do të përfshihej edhe shkëmbimi i këtyre posteve por të dy partitë e mohojnë kategorikisht këtë. Enigmë edhe më tej mbetet edhe emri i drejtuesit të ri eventual të njësitit special “Tigrat”. Ministri teknik i Brendshëm ka të drejtë ligjore për emërimin e 15 drejtuesve të rinj në sektorët e MPB-së, sipas përzgjedhjes së tij. Vendimet nuk kanë vlerë juridike pa nënshkrimin e zëvendësministres plotësuese./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori