LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Shtetëror i Cilësisë përballet me mungesë personeli

Këshilli Shtetëror i Cilësisë përballet me mungesë personeli

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mbajti takimin e parë me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Në takim u diskutua kryesisht për punën e planet e punës në Këshillin Shtetëror të Cilësisë, dhe sfidat e Agjencionit të Akreditimit.


Nënkryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Vjollca Krasniqi, bëri prezantimin e anëtarëve të Këshillit. Duke prezantuar punën e Këshiilit për periudhën prill-korrik 2018, Krasniqi tha se objektivi kryesor i tyre është avancimi i politikave që do ta parandalonin çdo keqpërdorim, dhe do ta garantonin cilësinë në arsim.

Xhavit Rexhaj, anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, tha se ndër objektivat kryesore është rianëtarësimi i Kosovës në EQAR, ndërkaq numëroi disa nga sfidat që e përcjellin Agjencionin e Akreditimit.

“Mungesa e një drejtori full-time, mungesa relative e kushteve të Këshillit, numri i madh i kërkesave të palëve si rezultat i ndërprerjes së funksionimit, dmth ne tash kemi një vale dhe duhet të mobilizohemi që mos të ketë efekte në funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë, mungesa e komisionit për ankesa, dhe një mungesë relative e besimit midis palëve por që ne mendojmë se është rregulluar përmes partnerëve ndërkombëtar”, tha Rexhaj.

Krasniqi tregoi se Këshilli ka mbajtur takime e mbledhje të ndryshme në Agjencionin e Akreditimit për t’i caktuar aktivitetet e tyre, dhe në të cilat janë trajtuar kërkesat e Institucionit të Arsimit të Lartë.

Ndër aktivitetet që janë mbajtur, sipas Krasniqit janë, vendimi për zgjatje të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit të institucioneve të arsimit të lartë, dhe këshillit vendosi në zgjatjen deri në 1 vjet të akreditimit të programeve në universitetet publike dhe ato private. Inicimi për hartimin e ligjit të akreditimit ku grupi punues është formuar pak më shumë se 1 muaj më pare.

Rishikimi dhe aprovimi i standardeve dhe udhëzuesve të rinj për akreditim. Verifikimi i stafit akademik dhe rishikimi i statusit të programeve të pezulluara.

Ndërsa deputetja Arbërie Nagavci tha se shkarkimi i këshillit të kaluar ka ndodhur për shkaqe politike.

“Unë vazhdoj të besoj se shkarkimi i Këshillit të kaluar ka ndodh për arsye krejtësisht politike, jo se nuk ka pas bazë dhe se nuk kane ekzistuar shkelje, por megjithatë ka qenë një ndër vendimet e para që unë mendoj se është politike, dhe se për fat të keq solli pasoja të mëdha deri te përjashtimi i agjencionit prej EQAR-it”.

Sipas Nagavcit, kryeministri është dashur t’i adresojë shkeljet e supozuara te organet hetuese.

Për kryetarin e Komisionit Ismajl Kurteshi, mungesa e komisionit për ankesa është shqetësuese.

“Po e përmend edhe unë mungesën e Komisionit për Ankesa, sepse kjo mendoj se është çështje shumë e rëndësishme deh sigurisht që vendimet pa të mbesin të mangëta dhe duhet ta keni sa më parë”, tha Kurteshi.

Anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Cilësisë janë Xhavit Rexhaj, Arta Jakupi, Dukagjin Zeka dhe Rrezarta Koliqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori