LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i BE-së miratoi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për Frontex

Këshilli i BE-së miratoi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për Frontex

Këshilli i Bashkimit Evropian i dha sot “dritën e gjelbër” Maqedonisë së Veriut për të lidhur një marrëveshje me Agjencinë Evropiane për Rojet Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) për operacione të përbashkëta dhe vendosjen e ekipeve për menaxhimin e kufijve të vendit.

Marrëveshja përfshin gjithashtu dispozita për monitorimin e përputhshmërisë dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.


Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut është nënshkruar më 26 tetor 2022, ndërsa pas miratimit nga Këshilli i BE-së do të hyjë në fuqi më 1 prill./Telegrafi/