LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Prokurorial thotë se është i përkushtuar për luftimin e dhunës në baza gjinore

Këshilli Prokurorial thotë se është i përkushtuar për luftimin e dhunës në baza gjinore

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Adelina Berisha, e cila është Koordinatore për avokim kundër dhunës ndaj gruas dhe Klarista Fetahun, Koordinatore e Projektit “UNWoman”, njofton KPK përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit për media, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka theksuar nevojën e fuqizimit të bashkëpunimit me Rrjetin e Grave të Kosovës në kuadër të iniciativave dhe evenimenteve të ndryshme vjetore, të cilat organizohen nga të dyja palët, të cilat do të ndikonin drejtpërsëdrejti në avancimin dhe fuqizimin e rolit të institucioneve në luftimin e dhunës në familje dhe cenimin e barazisë gjinore në Kosovë.


“Bashkëpunimi me Rrjetin e Grave të Kosovës do të vazhdojë në të ardhmen me dinamikën e evidentuar në aktet strategjike, sidomos pas ndryshimeve ligjore, ngaqë sistemi prokurorial do të ketë një përkushtim të veçantë në luftimin e çfarëdo forme të shprehur të dhunës ndaj grave dhe rasteve të dhunës në baza gjinore në Kosovë”, ka thënë Hyseni.

Në njoftim thuhet se përfaqësuesja e RrGK-së, Adelina Berisha, ka njoftuar Kryesuesin e KPK-së, Bahri Hyseni, për publikimin e një hulumtimi të veçantë, i cili është nxjerrë me rastin e monitorimit të reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore, me titull: “Nga Fjalët në vepra?”, duke kërkuar njëherësh që Këshilli të dërgojë një prokuror në ekspozitën “Përmirësimi i qasjes në shërbimet për gratë”, e cila pritet të mbahet brenda këtij muaji, për t’iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, si dhe që kjo ekspozitë të hapet në secilën prokurori të vendit.

Kjo ekspozitë ka për qëllim të promovojë rolin e institucioneve në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe raportimit të dhunës në baza gjinore.

Të dyja palët u pajtuan që të punojnë së bashku në çështjet e ndërsjella, me ç’rast do të dalë në pah raportimi i rregullt ndërinstitucional i dhunës ndaj gruas dhe rasteve të dhunës në baza gjinore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori