LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Prokurorial reagon katër ditë pas vjedhjes në shtëpinë e Kryeprokurorit

Këshilli Prokurorial reagon katër ditë pas vjedhjes në shtëpinë e Kryeprokurorit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka reaguar katër ditë pas lidhur me vjedhjen në shtëpinë e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

KPK përmes një reagimi për media ka bërë të ditur se është i shqetësuar me vjedhjen në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit dhe spekulimet e mediave dhe publikut lidhur me qëllimet e kryerësve.


Vjedhja në shtëpinë e Kryeprokurorit, a është dëshmi për pasiguri në vend?
Lexo po ashtu Vjedhja në shtëpinë e Kryeprokurorit, a është dëshmi për pasiguri në vend?

“Në këtë fazë të hetimit, spekulimet nuk i shërbejnë ndonjë qëllimi konstruktiv, andaj kërkojmë nga publiku dhe mediat që të përmbahen nga spekulimet.

KPK siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë”, thuhet në reagim.

Shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka qenë cak i një grabitjeje të martën në orën 3 e 15 minuta.

Persona të panjohur kanë arritur të futen në shtëpinë e tij, derisa Policia ka qenë duke e ruajtur atë. Kryeprokurori së bashku me familje kanë qenë duke fjetur në katin e dytë të shtëpisë./Telegrafi/