LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Prokurorëve sot do të vendos për kandidatët për kryeprokuror

Këshilli i Prokurorëve sot do të vendos për kandidatët për kryeprokuror

Këshilli i Prokurorëve Publik sot do të mbajë seancë në të cilën do të rishikojë paraqitjet e dorëzuara në shpalljen për kryeprokuror shtetëror.

Pas seancës Këshilli do të jep mendim për gjithë kandidatët e paraqitur në shpallje, të cilët i përmbushin kushtet në pajtim me ligjin, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Qeveria e Maqedonisë më 20 tetor dorëzoi aplikimet e kandidatëve për prokuror publik në Këshillin e Prokurorëve.

Në shpalljen për kryeprokuror janë paraqitur gjithsej 23 kandidatë./Telegrafi/