LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Prindërve: Mësimi online jo i suksesshëm, qeveria të reflektojë rreth këtij vendimi

Këshilli i Prindërve: Mësimi online jo i suksesshëm, qeveria të reflektojë rreth këtij vendimi
Ymret Reshiti. kryetar i Këshillit të Prindërve

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e mësimit online për institucionet parauniversitare, kryetari i Këshillit të Prindërve Ymret Reshiti, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të reflektojë rreth këtij vendimi. 

Reshiti në një intervistë për Telegrafin ka thënë se masat e ndërmarra nga Qeveria janë të parakohshme, pasi siç tha ai situata e të infektuarve mund të ndryshoj në të mirë deri ditën e shtunë.


“Më datë 29 mars në takim me ministrin dhe akterët tjerë jemi pajtuar që t’i zëvendësojmë shtatë ditë nga pushimi dimëror dhe të pajtohemi për pushimin tre ditor pranverorë, prandaj kështu ashtu shkollat janë pushim dhe tash një vendim i qeverisë për tu mbyll arsimi ne e vlerësojmë që është i parakohshëm, për shkak se situata mund të evoluoj në të mirë ndoshta deri të shtunën. Është dashur Qeveria e Kosovës që ta pres ditën e shtunë dhe ta vlerësoj nëse duhet të mbyllet edhe arsimi apo jo”, ka thënë Reshiti.

Ymret Reshiti, kryetar i Këshillit të Prindërve

Reshiti tha se presin që Qeveria të shtunën të ndryshoj vendimin, dhe më datë 11 prill të filloj mësimi fizik nëpër institucionet arsimore.

“Nga statistikat të cilat i disponoj arsimi nuk është në nivelin e tillë që duhet të mbyllet. Prandaj dhe apeli jonë është që kryeministri ta rishikoj vendimin deri të shtunën dhe nëse ka mundësi dhe kushte që të lejohet arsimi para universitar me prezencë fizike nga e hëna, 11 prill”, u shpreh ai.

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Reshiti po ashtu tha se mësimi online është i dështuar.

“Sa i përket arsimit online me kohë kemi treguar që ky mësim është i dështuar për shkak të faktorëve apo indikatorëve të cilat i kemi thënë. Për prindin është shumë e vështirë ky mësim, pasi kërkohet që prindi ta merr rolin e mësimdhënësit në shtëpi. Këtu është esenca e problemit që prindërit e kanë si shqetësim dhe problem nga distanca”, theksoi Reshiti.

Ndërkaq, ai tha se që nga viti i kaluar kanë kërkuar që të avancohet metodologjia dhe formati i arsimit nga distanca, të cilat siç tha ai e praktikojnë vendet e Evropës së zhvilluar.

“Kërkesa jonë është që qysh vitin e kaluar kemi kërkuar të avancohet metodologjia dhe formati i arsimit nga distanca të cilat e praktikojnë vendet e Evropës së zhvilluar. Të shikojnë mundësinë që mësimi të mbahet me prezencë fizike. Konsiderojmë që viti do të mbyllet këtu dhe efekti i mësimit nga distanca do të jetë zero nga kjo pjesë e mbetur e procesit mësimor”, tha ndër të tjera kryetari i Këshillit të Prindërve, Ymret Reshiti.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është brengosëse deklarata e disa individëve të cilët thonë se mësimi online është plotësisht i dështuar.

Jasharaj tha se kjo gjë nuk është e vërtetë pasi mësimdhënësit kanë punuar shumë me nxënësit edhe përmes mësimit online.

“Brengosëse për ne janë deklaratat e individëve se mësimi online është plotësisht i dështuar. Ne nuk e kemi këtë mendim. Mësimi online nuk është zgjedhje as e jona e as e qytetarëve të Kosovës. Nuk pajtohemi që mësimi online ka dështuar në tërësi. Ka pas probleme, por mësimdhënësit janë angazhuar në tërësi dhe në bashkëpunim korrekt me prindër dhe nxënës kanë arritur ta shpëtojnë vitin shkollor. Arritjet janë ato që janë, nuk janë arritjet si në shkollë si në mësimin online, por nuk është e vërtet që mësimi online  e ka dështuar vitin shkollor. Arritjet e mësimdhënësve duhet vlerësuar sepse ata për herë të parë e kanë praktikuar mësimin online”, tha ndër të tjera Jasharaj.

Ai po ashtu u shpreh se nuk e ka pritur vendimin e marrë për mësimin online nga Qeveria e Kosovës.

“Ne nuk e kemi pritur këtë lajmin e dytë, kemi konsideruar që gjërat do të sqarohen në këtë pushimin pranverorë që e ka shpall ministrja Nagavaci. Mirëpo qeveria e ka vlerësuar situatën dhe e ka sjell vendimin për mësimin online, të cilën konsideroj që është i përkohshëm. Numri i të infektuarve në bazë të asaj që po lexoj në media është në rënie. Uroj që më pas mësimi të kthehet në gjendje normale nëpër institucionet shkollore, dhe mos të vazhdoj më shumë online”, ka thënë Jasharaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori