LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Nxënësve reagon pas vendimit të MASHTI-t, që provimi i maturës të mbahet në korrik

Këshilli i Nxënësve reagon pas vendimit të MASHTI-t, që provimi i maturës të mbahet në korrik
Foto: Ilustrim

Këshilli i Nxënësve të Kosovës-KNK, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që testi i maturës shtetërore 2020 të mbahet në javën e parë të korrikut.

KNK kërkon nga MASHTI që të rishqyrtojë mundësinë e shtyrjes së testit të maturës, për shkak të rrezikut që iu kanoset nxënësve nga virusi COVID-19, transmeton Telegrafi.

“Në rast të implikimeve dhe rritjes së rrezikshmërisë së shëndetit të nxënësve, që mund të paraqitet në muajt në vazhdim, gjithmonë sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, të ri-konsiderohet shtyrja e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore edhe më tutje se javën e parë të muajit Korrik, siç parashihet në komunikatën e 12 majit”, thuhet në reagim.

Vendos MASHTI: Provimi i maturës shtetërore do të mbahet në javën e parë të korrikut
Lexo po ashtu Vendos MASHTI: Provimi i maturës shtetërore do të mbahet në javën e parë të korrikut

Reagimi i plotë:

Këshilli i Nxënësve të Kosovës (në vazhdim: “KNK”), strukturë përfaqësuese e të gjitha shkollave të mesme në Kosovë me përkrahje dhe analizë të Këshillit Rinor Kosovar (në vazhdim “KYC”) organizatë jo- qeveritare nën ombrellën e së cilës funksionon KNK, kanë përcjellur me vëmendje zhvillimet dhe vendimet e marra, saktësisht bazuar në komunikatën e lëshuar më 12 maj 2020, nga Komisioni Shtetëror i Maturës (në vazhdim “KSHM”) i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (në vazhdim “MAShTI”) në lidhje me Provimin e Maturës Shtetërore 2020.

Duke marrë parasysh, Ligjin nr. 05/L-018 Për Provimin e Maturës Shtetërore (në vazhdim “Ligji për Maturën Shtetërore”), Neni 4, i cili përcakton që “Provimi i maturës shtetërore është proces i mbledhjes, përpunimit, analizimit, vlerësimit dhe i interpretimit të të dhënave me qëllim të përcaktimit të shkallës së njohurive dhe zotërimit të kompetencave të përcaktuara në kurrikulë” dhe si i tillë, organizimi i tij për vitin 2020 si dhe masat e planifikuara për aplikim, të ndërmarra për lehtësim, konsiderohet dhe respektohet edhe nga KNK dhe KYC si i nevojshëm, përderisa ligji nuk e parasheh ndryshe.

Prandaj, duke konsideruar situatën shkaktuar nga virusi pandemik Covid-19, dhe rrezikshmërinë që mund të u kanoset nxënësve maturantë, kandidatë për Provimin e Maturës Shtetërore, KNK dhe KYC inkurajon vlerësim dhe ndërmarrje të masave të larta dhe adekuate për siguri, nga institucioni i MAShTI sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (në vazhdim “IKSHPK”).

Në rast të implikimeve dhe rritjes së rrezikshmërisë së shëndetit të nxënësve, që mund të paraqitet në muajt në vazhdim, gjithmonë sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, të ri-konsiderohet shtyrja e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore edhe më tutje se javën e parë të muajit Korrik, siç parashihet në komunikatën e 12 majit.
Në të kundërtën, duke respektuar dhe përkrahur vendimin për mbajtje të Provimit të Maturës Shtetërore në javën e parë të muajit Korrik, Këshilli i Nxënësve të Kosovës dhe Këshilli Rinor Kosovar, konsideron që MAShTI si institucion duhet të ketë parasysh, që gjenerata e nxënësve, si kandidatë të Provimit të Maturës së vitit 2020, janë gjeneratë e cila ka pësuar humbje të mësimit dhe mos-përfundim të suksesshëm të plan-programeve mësimore për dy vite akademike radhazi.

Duke qenë se si nxënës të klasës së 11-të, kanë humbur mësim për gati/rreth 2 muaj për shkak të grevës së mësimdhënësve organizuar nga Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës – SBAShK që ka zënë vend në Janar të vitit 2019, dhe tani si nxënës të klasës së 12-të apo maturantë kanë humbur mësim efikas për shkak të virusit pandemik Covid-19.

Prandaj, KNK ndër të tjera, për organizim të mirëfilltë të Provimit të Maturës Shtetërore 2020 fton MAShTI dhe KSHM të aplikojë rekomandimet më poshtë:

1. Sipas Neni 8, paragrafi 2 të Ligjit për Maturën Shtetërore, Komisioni Shtetëror i Maturës ( i cili është organ vendimmarrës, mbikëqyrës, organizativ, vlerësues, analizues dhe këshillues për maturën) ka dymbëdhjetë (12) anëtarë me mandat tre vjeçar (3) në këtë përbërje: MAShTI tre (3) anëtarë, njëri nga ta kryetar; DVSM një (1) anëtarë pa të drejtë vote; Institucionet e Arsimit të Lartë tre (3) anëtarë,; Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës një (1) anëtar; DKA një (1) anëtar; Përfaqësues nga drejtorët e shkollave të mesme të larta nga gjimnazet dhe shkollat profesionale dy (2) anëtarë; Përfaqësuesi i Këshillit te Prindërve te Kosovës një (1) anëtar. Meqenëse, nxënësit janë hisedarë dhe palë e rëndësishme e sistemit arsimor, të kenë mundësi të informohen me kohë dhe përcjellin procese vendim-marrëse për ta, si dhe në mënyrë që të lehtësojnë shpërndarjen e informatave dhe udhëzimeve për provimin e maturës ndërmjet nxënësish, rekomandohet që në këtë përbërje të përfshihet dhe një (1) përfaqësues/e nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës, pa të drejtë vote.

2. Sipas Nenit 12, paragrafi 1.3 të Ligjit për Maturën Shtetërore, Shkolla e Mesme e Lartë përgatit dhe ofron program mbështetës për provimin e maturës shtetërore. Për shkak të pamundësisë së ofrimit të këtij programi në ambientet shkollore marrë parasysh rrezikun nga virusi Covid-19, KNK propozon disa forma alternative për ofrimin e programit mbështetës:

a) Programi mbështetës për përgatitje të ofrohet përmes kanalit publik të Radio Televizionit të Kosovës;

b) Drejtoritë Komunale të Arsimit- DKA, të organizojnë dhe ofrojnë program mbështetës për përgatitje për provimin e maturës përmes platformave adekuate digjitale që do të mund të ndiqeshin nga nxënësit maturantë të komunave përkatëse;

c) Të ofrohet program mbështetës (përshtatur propozimeve më lartë) sipas kushteve dhe kritereve adekuate që u përshtaten nxënësve me nevoja të veçanta;

d) Të ofrohet program mbështetës sipas kushteve dhe kritereve që u përshtaten nxënësve në bazë të gjendjes së tyre socio-ekonomike.

3. Duke marrë parasysh, stresin që shkaktohet nga testimi tek nxënësit maturantë, kombinuar me stresin e rrezikshmërisë që mund të ju kanoset nga virusi Covid-19, dhe sipas UA Nr.34/2017 për Funksionimin Pedagogjik-Psikologjik në Shkolla, Neni 17, paragrafi 1 dhe 2, psikologu/ja ka për detyrë të vlerësoj dhe interpretoj çështjet që lidhen me të nxënit dhe zhvillimin kognitiv, social, personal dhe emocional të nxënësve si dhe asiston dhe ofron ndihmë, identifikon dhe vlerëson nevojat e nxënësve. Në këtë rast duke u mbështetur në këtë rregullim, KNK rekomandon të gjendet dhe ofrohet alternativë për konsulta psikologjike për secilin/ën nxënës/e që mund të përjetoj stres të lartë për shkak të provimit të maturës shtetërore në situatë të pazakontë.

4. Për shkak të ndërprerjes së mësimit fizik në ambiente të shkollës që nga data 11 mars 2020, shkaktuar nga virusi Covid-19, dhe mos-efikasitetit të nxënit përmes mësimit online të ofruar, KNK rekomandon që Divizioni për Standarde, Monitorim dhe Vlerësim- DVSM të mos i përfshijë në kërkesa (pyetje/detyra) të testit të Maturës, mësimet karshi plan-programeve shkollore që janë realizuar gjatë mësimit online.

5. Sipas neni 16, paragrafi 2 i Ligjit për Provimin e Maturës, kandidatët duhet të paraqesin provimin e maturës përmes formularit që merret në shkollë. Në këtë rast, KNK rekomandon që ky formular për të pakësuar rrezikun nga Covid-19, të ofrohet në mënyrë digjitale.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori