LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Gjyqësor shpenzon 20,700 euro për 25 telefona

Këshilli Gjyqësor shpenzon 20,700 euro për 25 telefona

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shpenzuar hiq më pak se 20,700 euro për blerjen e 25 pajisjeve të telefonisë mobile, ndërsa shpenzimi arsyetohet me nevojat e zyrtarëve të KGJK-së, pa dhënë më shumë detaje.

Procedura për blerjen e këtyre telefonave ishte iniciuar në muajin maj të vitit të kaluar, ndërsa njoftimi për kontratë ishte shpallur më 17 qershor 2016.


Nga njoftimi i publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik – KRPP, shihet se kontrata është nënshkruar më 2 gusht 2016.

Për këtë tender ofertat e tyre i kishin paraqitur 3 kompani, që të trija të përgjegjshme, ndërsa kontratën e KGjK-së e fitoi kompania SHPK “Botek” me seli në Prishtinë.

Megjithëse nuk specifikohet në njoftimin për nënshkrimin e kontratës apo në përgjigjen e zëdhënëses së KGjK-së, shihet se bëhet fjalë për 25 pajisje të telefonisë mobile apo telefona.

Zyrtarja për informim pranë KGJK-së, Aishe Qorraj-Berisha për KALLXO.com megjithëse konfirmon se KGjK-ja ka blerë telefonat, nuk jep detaje për arsyeshmërinë e këtij shpenzimi, ose se për kë janë blerë këta telefona specifikisht.

“Po, KGJK-ja ka blerë telefona mobilë. Këta telefona janë blerë për shfrytëzim nga zyrtarët e KGjK-së, ndërsa kostoja e tyre është paraqitur në faqen e KRPP-së”, thuhet në përgjigjen e KGjK-së për KALLXO.com.

Portrali ka bërë përpjekje që të mësojë më shumë për llojin dhe specifikat e pajisjeve telefonike të blera nga KGJK-ja, por nuk ka pranuar përgjigje nga këta të fundit.

Sipas një llogaritje të kostos së përgjithshme të këtij tenderi prej 20,700 euro dhe sasisë prej 25 copë telefonash të përshkruar në njoftimin për këtë kontratë, rezulton se një telefon i ka kushtuar KGjK-së 828 euro.

Një telefon në vlerën e 995 eurove e kishte blerë edhe Gjykata Themelore në Mitrovicë në dhjetor të vitit të kaluar.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori