LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Etikës e shpalli plagjiator, reagon Dugolli: Vendim joprofesional

Këshilli i Etikës e shpalli plagjiator, reagon Dugolli: Vendim joprofesional
Bujar Dugolli/ Foto: Ridvan Slivova

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), përmes një aksioni të mbajtur sot, ka kërkuar shkarkimin dhe heqjen e titujve akademikë shkence për profesorët Ardian Kastrati dhe Bujar Dugolli.

Kjo pasi Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës (UP), vendosi që të dy profesorët në fjalë, përmes plagjiaturës kanë fituar titujt.


E lidhur me këtë vendim ka reaguar vetë profesori Dugolli, i cili e ka quajtur joprofesional, arbitrar, të ndikuar nga ORCA dhe rektori i UP-së.

“Përmes këtij reagimi dua të kundërshtoj vendimin e Këshillit të Etikës, të datës 16.06.2022, si vendim joprofesional, arbitrar, të ndikuar nga ‘ORCA’ dhe Rektori i UP-së, të cilët për të realizuar interesat e tyre, për të mbajtur në kontroll UP-në, po vazhdojnë këtë fushatë, tash e një vit, duke shmangur fokusin nga zhvillimet e dëmshme për universitetin, nga aspekti menaxherial, deri të keqpërdorimet e rënda të detyrës dhe buxhetit të UP-së”, thuhet në reagimin e tij.

ORCA kërkon shkarkimin e Kastratit e Dugollit, pasi Këshilli i Etikës i dënoi për plagjiaturë
Lexo po ashtu ORCA kërkon shkarkimin e Kastratit e Dugollit, pasi Këshilli i Etikës i dënoi për plagjiaturë

Tutje, profesori akuzoi ORCA-n se tash e një vit po zhvillon fushatë të orkestruar kundër tij, siç tha, për ta penguar në zhvillimin akademik e profesional.

“Qe një vit, Organizata ‘ORCA’, e iniciuar, siç thotë ajo nga një e-mail anonim, po vazhdon fushatën e  orkestruar, mbase të mbështetur edhe nga struktura të tjera, për të më penguar mua në zhvillimin akademik dhe profesional dhe për t’i realizuar interesat e tyre me qëllim të kapjes së Universitetit, për të ndalur mendimin ndryshe, në organet vendimmarrëse të UP-së dhe me qëllim të realizimit të interesave të tyre biznesore”.

Sa i përket vendimit të Këshilli të Etikës, Dugolli tha se nuk ka marrë në konsideratë shkresat e tij dhe provat e ofruara nga platforma tjetër e detektimit të plagjiaturës.

“Pa marrë në konsideratë asnjë mendim profesional, vjen në përfundime të cilat i kënaqin egot e denoncuesve dhe mbështetësve të kësaj kampanje të orkestruar. Për mua, ky vendim është i pa pranueshëm dhe joprofesional!”.

Profesori universitar tutje paralajmëroi se do t’i ndjekë të gjitha proceduat e apelimit, ndërsa e konfirmoi se “nuk do të ndalem në promovimin dhe mbrojtjen e Universitetit të Prishtinës, siç e kam bërë gjithmonë, tash e 26 vite”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Kalo në kategori