LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Etikës dhe SHGM kërkojnë vëmendje gjatë informimit të rasteve të vetëvrasjeve

Këshilli i Etikës dhe SHGM kërkojnë vëmendje gjatë informimit të rasteve të vetëvrasjeve
Media News concept

Këshilli për Etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) dhe Shoqata e Gazetarëve Maqedoni (SHGM), me rastin e informimit të rasteve vetëvrasëse, bënë thirje deri tek gazetarët që të respektojnë standardet dhe normat etike dhe të jenë të përmbajtshëm nga informacionet sensacionale.

“Kujtojmë nenin 7 të Kodit të gazetarëve, sipas të cilit, gazetari do të respektojë privatësinë e personit, përveç kur është në kundërshtim me interesin publik. Gazetari është i detyruar të respektojë dhembjen dhe pikëllimin personal”. Në të njëjtën kohë, ne gjithashtu kujtojmë detyrimin e mediave të përfshira në nenin 8 të Kodit, sipas të cilit “mënyra e informimit në rastet e aksidenteve duhet të jetë e lirë nga sensacionalizmi”, thonë nga SHGM dhe KEMM.


Nga atje thonë se këto nene të Kodit tregojnë qartë detyrimin e gazetarëve për të raportuar raste vetëvrasëse vetëm në rastin e interesit të gjerë publik ose, kur është fjala për figurat publike, me qëllim të informimit objektiv të publikut dhe shmangies së mundshme të spekulime./Telegrafi/