Këshillë e rëndësishme e mjekëve: Edhe një mënyrë e bartjes së coronavirusit për të cilin pak dimë
Pacientët me virusin Covid-19 gjithashtu mund të bartin sëmundjen nëpërmjet lotëve të tyre
Prekja e lotëve apo e sipërfaqes në të cilën kanë mbetur lotët e personit të infektuar paraqesin edhe një rrezik potencial nga infeksioni me koronavirus, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu mund të infektoheni nëse prekni objektin në të cilin është virusi, si p.sh. tavolinën apo dorëzat e dyerve, pastaj prekni sytë apo gojën tuaj.
Si të mbroheni?
– Është me rëndësi të kini kujdes, edhe pse ekziston paniku i madh për zgjerimin gjithnjë e më të madh të coronavirusit, masat e kujdesit do të mund të jenë në masë të madhe që të ulni rrezikun nga infeksioni.
Prandaj, patjetër çdo ditë shpesh dhe shumë hollësisht lani duart, mbani higjienën e thjerrëzave dhe shmangni prekjen apo fërgimin e hundës, gojës dhe posaçërisht syve, thotë dr. Sonal S.Tuli, zëdhënës i Akademisë Amerikane të Ophthalmologjisë.
Nëse bartni thjerrëza kontakti, hiqni për një kohë dhe më mirë përdorni syzet. Personat të cilët përdorin thjerrëza prekin sytë më shumë se personat mesatar.
Bartni më shpesh syze, posaçërisht nëse keni shprehi që shpesh t’i prekni sytë derisa bartni thjerrëza. Në këtë mënyrë mund të ulni irritimin dhe që të harroni shprehinë e prekjes spontane apo të fërkimit të syve.
Thjerrëzat e kontaktit apo syzet e diellit mund të mbrojnë sytë tuaj nga infeksioni nëpërmjet stërkalave (sekreti nga hundët apo pështyma) dhe nga personat të cilët janë sëmurë nga virusi Covid-19, por nuk ofrojnë 100% mbrojtje nga infeksionet.
Arsyeja për këtë është që virusi madje mund të arrijë në kontakt me sytë tuaj nëse arrin mu në kornizën e syzeve.
Pra, nuk ka vend për panik. Ekspertët paralajmërojnë që të shmangni fërkimin e syve. Nëse megjithatë nuk mund t’i eliminoni këto shprehi, apo shpesh prekni syzet që t’u rrinë mirë në hundë, në vend të gishtave pa doreza, përdorni shaminë.
Nëse për çfarëdo shkaku duhet patjetër të prekni sytë, p.sh., për të aplikuar pikat apo yndyrën, lani mirë duart me sapun dhe ujë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit
Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE
SHBA kryen më shumë se 75 sulme ajrore ndaj IS në Siri
Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit
“Ai dhe unë refuzuam të luanim së bashku - dy ditë më vonë e shiti klubi” - Van der Vaart tregon historinë me Ibrahimovic