LAJMI I FUNDIT:

Këshillat që gjithsecili duhet t’i lexojë: Kjo është forma më e mirë për t’i pastruar pllakat e dyshemesë!

Këshillat që gjithsecili duhet t’i lexojë: Kjo është forma më e mirë për t’i pastruar pllakat e dyshemesë!

Një prej benefitve më të mira të dyshemeve me pllaka është lehtësia për t’i pastruar dhe mirëmbajtur ato.

Por sigurisht se ju duhet ta dini se çfarë jeni duke bërë për t’i mbajtur pllakat në gjendje të përsosur dhe për t’u siguruar se niveli i higjienës është jashtëzakonisht i lartë.

Në këtë artikull, do të diskutojmë se çfarë duhet të dini në mënyrë që t’i pastroni pllakat më së miri!

A i keni pllakat me material qeramike/porcelani?

Pllakat e qeramikës dhe porcelanit janë më të thjeshtat për t’u mirëmbajtur. Këto lloje të pllakave mund të pastrohen me shumicën e detergjenteve pa e humbur shkëlqimin dhe nuk gërvishten lehtë. Shumica e prodhuesve të këtyre llojeve të pllakave ju rekomandojnë që detergjentin ta përzieni me ujë të vaktë për t’i pastruar.

Por në mënyrë që higjiena të jetë maksimale, ekspertët rekomandojnë që gjithashtu pllakat edhe t’i pastroni duke i fërkuar.

Si t’i pastroni pllakat nëse janë të mermerit apo prej guri natyral?

Pllakat me gurë natyral janë të mahnitshme në pamje, por kanë nevojë për shumë mirëmbajtje. Edhe pllakat e mermerit janë më problematike për t’i pastruar.

Këto lloje të pllakave duhet t’i pastroni me fshesa të buta ose me vakuum që është posaçërisht për pastrim të pllakave.

Kur i pastroni pllakat prej guri, nuk rekomandohet që të përdorni detergjente të vjetër, por ju nevojitet detergjente me nivel neutral të pH-së. Kështu, këto lloj pllakash do të qëndrojnë po aq gjatë sa vet shtëpia!

Ku mund t’i gjeni pllakat më kualitative për dyshemetë e shtëpisë tuaj?

Nëse veç jeni të interesuar për mirëmbajtje të lehtë, higjienë të lartë e pamje të bukur, atëherë sigurisht se jeni duke kërkuar pllaka kualitative për dyshemetë tuaja!

Pllaka të tilla, të shumë llojeve, mund t’i gjeni në Lutian HOME me kualitetin më të lartë në treg dhe çmimin më të volitshëm.

Lutian HOME ofron një shumëllojshmëri opsionesh dhe ju ndihmon ta bëni përzgjedhjen e duhur varësisht nga ajo çfarë kërkoni.

Për më shumë informacione, kontaktoni Lutian Home në:

Facebook: Lutian Home

Nr. Tel: +383 46 123 900

Ueb sajt: http://www.lutianhome.com/

Artikull i sponzorizuar