LAJMI I FUNDIT:

Këshillat e nënës për dashurinë të cilat nuk bën t’i injorosh: Kështu sillu dhe do të të dashurojë përgjithmonë!

Këshillat e nënës për dashurinë të cilat nuk bën t’i injorosh: Kështu sillu dhe do të të dashurojë përgjithmonë!

Gjithmonë duaje veten së paku për një grimë më shumë se dikë tjetër. Nëse nuk e do veten, as të tjerët nuk do të të vlerësojnë.

Nëna mbase është personi i fundit në botë, këshillat e së cilës jemi të gatshme t’i dëgjojmë por duhet patjetër ta pranojmë, më së shpeshti drejt parashikojnë se si do të zhvillohet dashuria me dikë të cilin e kemi zgjedhur, transmeton Telegrafi.


Sa e sa herë keni dëgjuar deri tani “Dëgjo ç’të thotë nëna jote!”. E pra, nëse i keni injoruar këshillat dashurore të nënës, apo nga njëri vesh ju kanë hyrë e nga tjetri ju kanë dalë, tani është rasti t’i regjistroni:

1. Nëse dëshironi të keni lidhje apo martesë të suksesshme, shumë e rëndësishme është që të përpiqeni të jeni të mirë ndaj njëri-tjetrit.

2. Kushtoni kujdes mënyrës se si sillet ndaj nënës së vet. Mbaje në mend, një ditë do të sillet njësoj edhe ndaj teje.

3. Nëse keni probleme në kohë të mira, nuk ka shanse t’i përjetoni kohë të vështira.

4. Mos i impono bashkëshortit tënd diçka që do ta detyroni të ndryshojë. Nëse nuk e do veten, as tjetri nuk do të të vlerësojë.

5. Dashuria e pakushte nuk ekziston, pos në raportet e nënës dhe fëmijës.

6. Në jetë duhet patjetër të përjetosh disa gjëra para se të qetësohesh.

7. Në këtë mënyrë do ta njohësh veten më mirë, do t’i plotësosh ëndrrat tuaja, do të ndërtosh dhe do të dish se ç’dëshiron.

8. Vuajtja e dashurisë gjithmonë është test i karakterit, rasti që të mësosh nga gabimet dhe rruga drejt së ardhmes.

9. Nga fillimi rregulloji gjërat ashtu siç dëshiron. Nëse edhe ai bën njësoj, atëherë do të keni marrëdhënie të sinqerta.

10. Rrobat e reja bëjnë çudira në martesë. Mos hiq dorë nga kujdesi për veten, jo për shkak të tij, por për veten tënde.

11. Kurrë mos i dëgjo këshillat e njerëzve të cilët kanë lidhje dashurie që nuk do të dëshirosh ta kesh për vetën tënde.

12. Gjej një lajkatar dhe kavalier. Ta kesh një lajkatar dhe kavalier pranë vetes do të jetë gjëja më e vlefshme që do të të ndodhë.

13. Nuk është me rëndësi se sa para ka, është me rëndësi se si i përdor ato, çfarë prioritetesh ka.

14. Femra pranë mashkullit të vërtetë duhet të ndihet e sigurt dhe e dashuruar. Gjithmonë, edhe kur grindeni.

15. Partneri i vërtetë do t’i fshijë lotët, por kurrsesi nuk do të të bëjë të përlotesh.

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Mjekët tregojnë pse ndodh dhe si ta parandaloni

Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Mjekët tregojnë pse ndodh dhe si ta parandaloni

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Kalo në kategori