LAJMI I FUNDIT:

Këshilla për Muajin e Ramazanin nga trajneri i fitnesit, Egzon Shkololli

Këshilla për Muajin e Ramazanin nga trajneri i fitnesit, Egzon Shkololli

Myslimanët në të gjithë botën janë duke u përgatitur për të filluar agjërimin gjatë 30 ditëve të Ramazanit, një periudhë që sjell me vete shumë përfitime për trupin.

Për ata që janë të pavendosur nëse duhet të vazhdojnë stërvitjen në palestër gjatë këtij muaji, duhet të dihet se shumë trajnerë atë e rekomandojnë me ngulm.


“Të gjithë myslimanët që agjërojnë nuk hanë dhe nuk pinë nga agimi deri në perëndim. Qëllimi i agjërimit është të mësojë njerëzit durimin, disiplinën dhe modestinë. Stërvitja është kyçe. Mos u dorëzoni nga ushtrimet. Nëse nuk stërviteni gjatë Ramazanit, nuk do të humbni shumë në muskuj dhe forcë”, ka thënë trajneri i crossfit-it, Egzon Shkololli, për Telegrafin.

“Ai gjithashtu këshillon që të hani ushqim të mjaftueshëm dhe të shëndetshëm, të pasur me vitamina dhe proteina. Gjatë Ramazanit, koha më e mirë për stërvitje është dy orë para iftarit, që do t’ju lejojë të hani disa herë pas stërvitjes dhe të rikuperoheni më shpejt”, shtoi ai.

Shkololli gjithashtu thekson rëndësinë e konsumimit të më shumë ujit për të mbajtur muskujt dhe trupin të hidratuar sa më shumë të jetë e mundur.

“Mos harroni të konsumoni sa më shumë ujë. Uji ndihmon në transportimin e oksigjenit te muskujt dhe i bën ato më eficientë gjatë stërvitjes. Mund të bëni të dyja; nuk ka justifikime – agjërimi dhe ushtrimet janë kombinimi më i mirë për suksesin e trupit”, përfundoi Egzoni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori