Avokati Kujtim Kërveshi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për sistemin e drejtësisë dhe për atë se Kosova ka nevojë për Vetting në sistemin e drejtësisë.
Kërveshi ka kritikuar ashpër sistemin e drejtësisë në vend, ku ka theksuar se nuk mund të ndërtojmë një sistem të mirëfilltë të drejtësisë derisa viktimizohen njerëzit dhe jeta e tyre.
“Ne sot jemi një shoqëri e cila kërkon shpresë kudo vetëm jo në vendin e vet. Ndërtimi i Kosovës nis nga ndërtimi i një sistemi të pasur të drejtësisë. Nuk mund të kërkojmë viktima në sistemin e drejtësisë duke kërkuar drejtësi”, ka thënë Kërveshi.
Avokati Kërveshi ka theksuar se gjatë vitit 2010, në Kosovë ka pasur një lloj vettingu, mirëpo ai ka shtuar se bërja e një vettingu të mirëfilltë në Kosovë mund të ndodhë vetëm me përkrahjen e shteteve mike.
“Mund të ketë vetëm në qoftë se ka përkrahje të pamohueshme të disa prej shteteve më mike që ka Kosova. Të një miqësie të pastër dhe të sinqertë që na shpalosin kritikën fytyrës”, u shpreh Kërveshi.
Ai theksoi se si Kosova ashtu edhe Shqipëria nuk kanë arritur të ndërtojnë një sistem të pasur të drejtësisë.
“Ne faktikisht ne jemi të pagatshëm dhe të papjekur kombëtarisht për shtet bërje . Nëse Shqipëria është shtet 100 vite para nesh dhe nuk ka qenë në gjendje që të ndërtoj një sistem të pasur të drejtësisë unë nuk mendoj se Kosova është e gatshme ta ndërtoj një sistem të tillë në këto rrethana politike”, theksoi Kërveshi.
Kërveshi shtoi se pjekuria për të bërë një sistem të fuqishëm të drejtësisë me krerët e këtij sistemi nuk ekziston pasi që sipas tij këta njerëz janë të papërgjegjshëm, të papërgatitur për të kryer këto detyra./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi