LAJMI I FUNDIT:

Kerry i falënderoi diplomatët që nuk pajtohen me politikën për Sirinë

Kerry i falënderoi diplomatët që nuk pajtohen me politikën për Sirinë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është takuar me 10 prej 51 diplomatëve të Departamentit të shtetit, të cilit javën e kaluar, e kanë shkruar një letër, ku paraqiten argumente për “një rol më këmbëngulës ushtarak të Shteteve të Bashkuara” në Siri.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby, tha mbrëmë vonë se Kerry i ka falënderuar autorët për memorandum “mospajtues” dhe tha se e merr atë seriozisht. Ai beson se ishte “një diskutim i mirë” që ka zgjatur afro 30 minuta, por ka refuzuar të bëjë komente të mëtejshme, ka theksuar zëdhënësi Kirby.


Në këtë mesazh, diplomatët kërkojnë sulme ushtarake kundër qeverisë së presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në përpjekje për ta detyruar regjimin që ta respektoj armëpushimin në luftën pesëvjeçare civile dhe të zhvilloj negociata për zgjidhjen politike për këtë konflikt, transmeton Rel.

Por, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, prej fillimit të mandatit të tij ka synuar evitimin e angazhimit më të thellë ushtarak në Lindjen e Mesme dhe ky qëndrim i tij e ka udhëzuar politikën amerikane ndaj Sirisë.

Ndërhyrja e kufizuar e Obama është fokusuar në luftimin e grupit militant, Shteti Islamik, që ka okupuar territore në Siri dhe Irak dhe ka inspiruar sulme në tokën amerikane.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori