LAJMI I FUNDIT:

Kërpudhat e Agim Bahtirit: Shuhet kompania, pa e nisur punën! (Video)

Kërpudhat e Agim Bahtirit: Shuhet kompania, pa e nisur punën! (Video)

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, në prill të këtij viti, me vetiniciativë e ka shuar kompaninë për kultivimin e kërpudhave, ndonëse ajo as që ia kishte filluar punën.

Tribuna Channel posedon një dokument ku shkruan se me vendim të Agim Bahtirit dhe aksionarit të kësaj kompanie Hee Joo Park nga Koreja Jugore, kanë nënshkruar shuarjen e kompanisë “Green Mushroom Farm-Kosova” SH.P.K në Mitrovicë.


Televizioni ka kontaktuar me Bahtirin, mirëpo ai ka mohuar se kjo gjë është e vërtetë. Përgjigja e tij ka qenë se në Komunën e Mitrovicës “ka dhe do të ketë shumë investime”. Por, nuk ofruar dëshmi që kompania në fjalë vazhdon të jetë në regjistrat e bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Ndryshe prej tij, kryetari i Degës së PDK-së në Mitrovicë, Avni Kastrati, thotë se ka fakte që Bahtiri e ka bërë një gjë të tillë. Sipas tij, Bahtiri ka vepruar kështu për shkak se situata ekonomike në Komunën e Mitrovicës po bëhet çdo ditë e më e vështirë. /GazetaTribuna/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori