LAJMI I FUNDIT:

I kërkuan të ftojë në emision njërën nga motrat Hoxha, reagon Arbana Osmani: E kanë derën gjithmonë të hapur

I kërkuan të ftojë në emision njërën nga motrat Hoxha, reagon Arbana Osmani: E kanë derën gjithmonë të hapur
Foto: Screenshot/Instagram

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka tash e një kohë që ka nisur me një sërë intervistash me të ftuar shumë të veçantë.

E së fundmi asaj i është parashtruar një pyetje, për të ftuar njërën nga motrat Hoxha, Sarën apo Lorin.

Megjithatë, përgjigja e prezantueses ka qenë e kthyer në një formë tejet elegante.


Foto: Screenshot/Instagram

“Fto një nga motrat Lori dhe Sara, mos e harro të shkuarën, se e ardhmja nuk zgjat bukur pa kthyer nganjëherë kokën pas”, ka qenë komenti i bërë.

Arbana Osmani vihet në siklet kur një qytetare e pyet se pse nuk e prezanton më Big Brother, ndërhyn Alketa: Janë organizuar protesta jashtë
Lexo po ashtu Arbana Osmani vihet në siklet kur një qytetare e pyet se pse nuk e prezanton më Big Brother, ndërhyn Alketa: Janë organizuar protesta jashtë

Ylli i ekranit nga ana tjetër theksoi: “S’ka nevojë për citate. Lori dhe Sara nuk kanë nevojë për ftesa në shtëpinë time se e kane derën gjithmonë të hapur”.

View this post on Instagram

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Kjo tregon shumë për raportin që ato kanë, duke qenë se kanë punuar prej shumë vitesh.

Arbana ka moderuar disa programe në Top Channel, por u njoh më shumë për Big Brother. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)